You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » FOTO/ BIBLIOTEKA E… DRURËVE

FOTO/ BIBLIOTEKA E… DRURËVE

druteka-biblioteke-prej-druri-lorena-stroka-artikujNga Lorena Stroka

Në shekullin e 18-të kur në Gjermani filloi të zhvillohej pylltaria bashkëkohore, u krijua edhe një lloj i veçantë… biblioteke. Dashamirët e pylltarisë, nisën të mbledhin mostra të ndryshme drurësh, të cilave më pas u dhanë formë librash.

Këta libra prej druri në brendësi të tyre fshihnin një zgavër me mostra specifike – gjethe, fara, fryte, copëza rrënje, lëvore. Në disa raste, kishin dhe përshkrime të detajuara, në lidhje me origjinën dhe sëmundjet që mund t’i kërcënonin me dëmtim. Librat ishin të vendosur nëpër rafte, sikurse në një bibliotekë të zakonshme, si dhe ishin të pajisur me etiketa përkatëse për t’i gjetur më lehtë.

Biblioteka më e mirëmbajtur e këtij lloji, me koleksionin më të madh në botë, gjendet në Yale University, dhe përmban më shumë se 60.000 artikuj nga pyje të ndryshme. Koleksioni i dytë, i përket Muzeut Mbretëror të Afrikës Qendrore, në Tervuren të Belgjikës me mbi 57.000 mostra. Ndërsa, i treti, me afro 37.000 mostra është pjesë e  Institutit Thünen Research Wood, në Hamburg./albstroka.com/

© AlbStroka.com

druteka-biblioteke-prej-druri-lorena-stroka-artikuj.jpg2

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top