You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » FOLMË PAK PËR MIQËSINË…

FOLMË PAK PËR MIQËSINË…

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Dhe një i ri tha:
– “Na fol pak rreth miqësisë”.
Dhe ai u përgjigj, duke thënë:
– “Mik është plotësuesi i nevojave tuaja.
Është arra në të cilën mbillni me dashuri dhe korrni me mirënjohje.
Është tryeza dhe qoshja juaj,
se shkoni te miku juaj i uritur dhe kërkoni të gjeni atje paqen tuaj.
Kur shoku juaj ju shpreh mendimet e tij, nuk i trembeni as jo-së dhe as po-së.
Sepse në miqësi të gjitha mendimet, të gjitha dëshirat dhe të gjitha pritjet lindin dhe ndahen pa fjalë, me gëzim të pagojë.
Kur ndahesh nga miku yt, nuk trishtohesh, sepse ajo që do më shumë te ai mund të jetë më e dukshme në mungesën e tij, ashtu si alpinisti e sheh më qartë malin poshtë nga lugina./AlbStroka.com/.
 

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top