You Are Here: Home » Kuriozitete » Flutura “providenciale”

Flutura “providenciale”

Nga Lorena Stroka

Emërtimi i tyre shkencor është Diaethria, por shumica i njohin si fluturat 88. Arsyeja, sigurisht që është e qartë, pasi numri 88 është i dukshëm në krahët e tyre. Flutura 88 është një nga më ekzotiket e Amazonës por dhe specia më e rrallë e familjes Callicorini.

Krahët e saj kanë vija karakteristike të zeza, ndërsa “peneli” i kuq i saj, krijon një kontrast të mrekullueshëm. Jetojnë kryesisht në zona të pyllëzuara, në anë lumenjsh dhe trungje  pemësh. Vendasit i koniderojnë si shenjë e  “fatit të mirë”, madje shpesh herë frymëzohen nga ngjyrat e tyre mahnitëse, duke marrë ide të reja për përgatitje hajmalish. Janë flutura aktive, shqetësohen lehtë, ndaj dhe nuk qëndrojnë gjatë në një pikë, megjithatë kthehen përsëri në të njëjtin vend. Fluturat 88 janë një lloj “thesari” i pyjeve nëntropikale, madje nuk janë të paktë ata që mendojnë se ato janë “providenciale”. Numri 88  në krahët e tyre është mëse i mistershëm, pse jo dhe pak i frikshëm… Megjithatë,  e vërteta është se natyra… pikturoi përsëri.

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top