You Are Here: Home » Gnomonologji » CILËT JANË MË SHUMË TË GJALLËT APO TË VDEKURIT? CILA U KRIJUA MË PARË DITA APO NATA? CILA ËSHTË MË E FORTË JETA APO VDEKJA?

CILËT JANË MË SHUMË TË GJALLËT APO TË VDEKURIT? CILA U KRIJUA MË PARË DITA APO NATA? CILA ËSHTË MË E FORTË JETA APO VDEKJA?

Nga Lorena Stroka

Në rrugëtimin e tij të gjatë Aleksandri i Madh takoi shumë njerëz që i tërhoqën vëmendjen. Njerëz të veçantë e të ndryshëm mes tyre. Edhe pse ishte luftëtar i aftë, gjithmonë kërkonte të mësonte gjëra të reja, gjë që ia kishte frymëzuar mësuesi i tij, Aristoteli. Sipas Plutarkut, Aleksandri i Madh ishte takuar më sofistë nga India, njerëz të mençur, që flitej se kishin aftësinë të përgjigjeshin shkurt dhe saktë në çdo pyetje që u drejtohej. Për këtë arsye, vendosi t’i provonte duke u thënë se do të vriste të parin që nuk do të përgjigjej mirë, dhe pastaj gjithë të tjerët me rradhë. Më poshtë po ju publikoj një pjesë nga dialogu i zhvilluar mes tyre:

SOFISTI I PARË

Pyetje: “Cilët janë më shumë, të gjallët apo të vdekurit?”

Përgjigje: “Të gjallët, sepse të vdekurit nuk janë më”.

SOFISTI I DYTË

Pyetje: “Cili ushqen më shumë egërsira deti apo toka?”

Përgjigje: “Toka, sepse deti është pjesë e saj”.

SOFISTI I TRETË

Pyetje: “Cila mendon se u krijua më parë, dita apo nata?”

Përgjigje: “Dita, me një ditë ndryshim”.

(Aleksandri, rrudhi buzët me përgjigjen e marrë. Atëherë, sofisti i tha se kur bën pyetje të pakuptimta merr përgjigje të pakuptimta).

FILOZOFI I KATËRT

Pyetje: “Si mund të bëhesh i pëlqyeshëm tek të gjithë?”

Përgjigje: “I pëlqyeshëm bëhesh, kur nuk i bën të tjerët të të kenë frikë, dhe pse je i pushtetshëm”.

FILOZOFI I PESTË

Pyetje: “Cila është më e fortë jeta apo vdekja?”

Përgjigje: “Jeta, sepse sjell shumë vuajtje”./AlbStroka.com/

Vazhdimi është akoma më interesant, në pjesën e dytë të shkrimit do të lexojmë pjesën tjetër të dialogut si dhe fundin e historisë./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top