You Are Here: Home » Kuriozitete » FISI QË NUK E DI SE ÇFARË ËSHTË KOHA!

FISI QË NUK E DI SE ÇFARË ËSHTË KOHA!

Nga Lorena Stroka

Sipas hulumtuesve të Universitetit të Portsmouth-it, në Amazonë gjendet një fis që nuk ka asnjë ndjesi… kohe. Kjo do të thotë se Amondava nuk e njeh ekzistencën e fjalëve, ditë, muaj apo vit. Sa për orën? Nuk është në dijeni të një shpikjeje të tillë.

I vetmi ndryshim që ata vërejnë në harkun e kohës, është dita dhe nata, si dhe stinët me shi apo të thata. Atje, askush nuk nxiton të bëjë diçka, çdo gjë rrjedhë në heshtje, pa ankth e brenga.

Një bashkësi akademikësh, gjuhëtarësh dhe antropologësh kaloi tetë javë pranë fisit Amondava. Por kur pyetën banorët se sa kohë besonin se kishin qëndruar me ta, ata dhanë një përgjigje të përgjithshme, thanë: “Thjesht një periudhë të gjatë kohore”, të cilën sigurisht nuk ishin në gjendje ta saktësonin apo përcaktonin.

Banorët atje jetojnë në një botë ku rëndësi kanë vetëm ngjarjet e thjeshta… dhe jo planet e së ardhmes, për vetë faktin se e injorojnë…

Ne jetojmë në një botë ku koha ka rol parësor. Themi: “Nuk kam kohë, nesër kam për të shkuar atje etj., etj.”

Ndërsa ata, në të kundërt me ne, nuk mendojnë dhe nuk shprehen njëlloj. Do ta bënin vetëm në rast se mësonin një gjuhë tjetër./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top