You Are Here: Home » Mjekësi » Fiqtë

Fiqtë

Nga Lorena Stroka

Qysh në kohët e lashta, fiqtë, lidheshin me mitin e Demetrës dhe Dionisit, ishin fruti kryesor që Athinasit konsumonin në darkë. Fiqtë konsumohen të freskët, të pjekur në stinën e vet, si dhe të thatë gjatë gjithë vitit. Përbëjnë burime të mira fibre, karotini B, acidi folik, kaliumi, kalciumi, hekuri dhe fosfori. Përmbajnë vitamina të shumta, por në sasi më të vogla, krahasismisht me frutat e tjera. Gjithashtu, janë të pasur me yndyrna, natrium dhe kolisterol.

Konsumi i tyre shpesh herë na mbulon nevojat për ëmbëlsira, na ndihmon në trajtimin e konstipacionit (kapsllëkut), mbrojtjen e lëkurës, tretjen e ushqimit, lehtësimin e astmës, bronkitit, faringjitit dhe çrregullimet e menopauzës. Gjithsesi, nuk duhet të harrojmë konsumin e moderuar, pasi krahas vlerave ushqyese,  përmbajnë dhe shumë kalori, domethënë 100 gr fiq = 270 kalori.

Cilët fiq të preferojmë?

 Të preferojmë fiqtë e fortë, të pjekur mire dhe të pa çarë… Lëkura e tyre duhet të jetë e butë, pa shenja./AlbStroka.com/


Si t’i konsumojmë?

Konsumohen zakonisht vetëm, por mund të shoqërohen edhe me arra, kos ose mjaltë. Preferoni t’i hani para orës së drekës. Kombinimi i fiqve me kosin është i dobishëm për funksionin normal të zorrës së trashë./AlbStroka.com/

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa lejen e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top