You Are Here: Home » MITOLOGJI » Greke » Filozofët Grekë – SOKRATI (469 – 399 p.e.r.,)

Filozofët Grekë – SOKRATI (469 – 399 p.e.r.,)

Nga Lorena Stroka

Filozofi më i famshëm i të gjitha kohërave Sokrati, ishte i biri i Sofroniskut dhe Fenaretit, lindi në Athinë, dhe pas një aktiviteti të pasur didaktik dhe filozofik la frymën e fundit në 469 p.e.r., në moshën 70 vjeçare. Fillimisht Sokrati ndoqi profesionin e të atit, skulpturën, por shumë shpejt e braktisi dhe filloi të angazhohej seriozisht me filozofinë, të cilën e kultivoi përgjatë gjithë jetës së tij. U mësua pranë Anaksagorës dhe filozofëve të tjerë të kohës, fakt që e shndërroi në një mjeshtër të shkëlqyer. Thuhet se mënyra se si i rrëfente historitë apo shprehte mendimet e tij filozofike ishte unike. Perkushtimi total i nxënësve vertetonte me se miri vlerësimin dhe respektin qe ushqenin per mesuesin shembullor, te cilin e konsideronin si krijesë të mbinatyrshme me dhunti dhe aftësi të veçanta filozofike. Në “detin” e tij rrëfimtar valezonin gjenerata me rradhe, të cilat si qengjat e uritur për dije nuk rreshtnin së menduri pranë gjirit të ngrohtë të filozofit të madh. Butësia por dhe rëndësia e fjalëve të Sokratit është skalitur dhe përshkruar me shumë kujdes në çdo vepër me profil filozofik.

Që nga çasti që vendosi t’i përkushtohej kërkimeve filozofike, i lirë fizikisht dhe shpirtërisht filloi të vizitonte çdo qoshe dhe dyqan të qytetit të vet. Në përgjithësi nuk shquhej për bukuri të rrallë madje shumë mendonin se ishte mjaft i shëmtuar, Sokrati mundohej të pasuronte botën e dijeve dhe jo aparencën e jashtme, prandaj dhe qarkullonte këmbëzbathur pothuajse i leckosur por gjithmonë i gatshëm për të këshilluar, sugjeruar akoma dhe kritikuar kur nevojitej. Nuk shkroi asnjë vepër, çdo gjë që njohim në lidhje me të rezulton nga librat e Platonit, Ksenofondës, Aristotelit. Nëpërmjet mësimdhënies së tij u mundua të korigjonte gabimet e shoqërisë duke reflektuar gjithmonë dhuntinë dhe të vërtetën. Didaktonte falas, dhe fitonte aq sa për të mbijetuar. E fillonte mësimdhënien nga shkollat tetëvjeçare (γυμνάσια), dhe e përfundonte në orët e vona të mbrëmjes. Midis nxënësve të shumtë të Sokratit, të cilët më vonë influencuan pozitivisht në fushën e letrave duke u shndërruar në faktorë të rëndësishëm politik dhe jo vetëm ishin Platoni, Alkiviadi, Adistheni, Kritoni etj. Sokrati përveç mbështetësve besnikë kishte dhe shumë kundërshtarë të cilët e sulmonin padrejtësisht duke e akuzuar për gjasme mosbesim te zotat e njohur, dhe adhurim të djajëve. Akt i cili përkthehej në shkelje të ligjit, sipas të cilit thuhej se ‘ndalohej çdo fyerje ndaj zotave të epokës dhe se çdo shkelës i tij dënohej me vdekje”. Pas akuzës Sokrati vendosi ta mbronte vetë veten përballë 500 anëtarëve të gjyqit, edhe pse nëpërmjet apologjisë e vërteta e pafajesise reflektoi. Përfundimisht, vendimi i gjykatës rezultoi kundër tij (me 289 vota pro dhe 211 kundër). Menjëherë pas vendimit i kërkuan të aplikonte për kthim të dënimit në burg ose dëmshpërblim, por krenaria e tij nuk i lejoi të kompromisohej me ta, prandaj dhe refuzoi duke thënë se nëse pranoj është njësoj si të pohoj fajësinë time. Gjithashtu gjatë ditëve të fundit para se të ekzekutohej, njëri nga nxënësit e tij, Kritoni, i propozoi të arratisej pasi më parë kishte shtruar në plan perfekt duke i dhënë rryshfet rojeve të tij. Por akoma dhe kësaj rradhe Sokrati refuzoi duke thënë se detyra e qytetarit është të dëgjojë ligjet e atdheut të vet. Ditën e ekzekutimit, Sokrati realizoi dhe leksionin e fundit me nxënësit e tij të dashur, dhe pastaj vendosi t’i japë fund jetës së tij duke u helmuar. Njeriu mendjendritur iku i nderuar nga kjo botë brutale duke lënë pas një thesar thëniesh dhe perceptimesh filozofike… Dikur Sokrati tha:Një di, se asgjë nuk di” (para oqeanit të pafund të dijes njerëzore)…

 © Albstroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top