You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » HISTORI » FIGURA TË RËNDËSISHME HISTORIKE

FIGURA TË RËNDËSISHME HISTORIKE

Nga Lorena Stroka

Lusi (para 3-4 miliardë vjetësh.) Është emërtimi që arkeologët i dhanë një gruaje parahistorike, skeleti i së cilës  u gjet kohët e fundit në Afrikë. I përkiste bashkësisë së Austrolopitekëve, (prej të cilëve mendohet se kanë ardhur njerëzit e parë).

Nefertiti – ( shek. XIV-të p.e.r.,). Emri i saj do të thotë “Erdhi e bukura”. Ishte mbretëreshë Egjiptiane dhe bashkëshorte e faraonit Akhenaten. Shquhej për bukurinë e saj të rrallë.

Mbretëresha e Shebës – Mbretëreshë mitike e një vendi Arab. Sipas Biblës (shkrimeve të shenjta) ajo vizitoi Solomonin, mbret të Izraelit, për të testuar mençurinë e tij, duke i kërkuar të zgjidhte shumë enigma të vështira.

Sokrati – (469-399 p.e.r.,). Ishte filozof i njohur Grek. Sipas Apollonit (zotit të dritës, parashikimit të së ardhmes, muzikës dhe arteve në përgjithësi) ishte njeriu më i mençur në gjithësi. Fraza e tij e njohur ishte: “Ajo që di, është që asgjë nuk di”.

Arkimedi – (287-212 p.e.r.,). Ishte matematikan, fizikant, inxhinier, astronom dhe filozof nga Sirakuza. Sipas legjendës gjatë luftës kundër Romakëve, ai ndërtoi disa pasqyra me përmasa të mëdha të cilat i mbante drejt diellit, për të shkaktuar zjarr në anijet e kundërshtarëve.

Kleopatra  – (68-30 p.e.r.,). Jetoi në Egjiptin e Lashtë. U dashurua marrëzisht nga Jul Cezari dhe Mark Antoni. Flitet se u vetvra duke vënë një gjarpër helmues që ta pickonte.

Neroni – (37-68 e.r.,). Ishte një nga perandorët më të ashpër Romakë. Po i njëjti nuk kishte nguruar që t’i vinte zjarrin Romës për të ndërtuar një pallat të ri, Domus Aurea.

Kornelia – (shek. II-të p.e.r.,). Thuhet se ndërsa një shoqe i tregonte gjithë krenari unazat dhe varëset që kishte në dorë e qafë, ajo iu mburr me fëmijët e saj, Tiberiusin dhe Gaiosin, duke thënë frazën karakteristike: “Këta janë xhevahirët e mi”.

Konstandini i Madh – (280-337 e.r.,). Ndaloi përndjekjet kundër të krishterëve. Emri i Kryeqytetit të Bizantit mori emrin e tij, Konstandinopojë. Ishte themeluesi i perandorisë së famshme të Bizantit, e cila zgjati rreth 1000 vjet./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top