You Are Here: Home » Shkencë » Fakt: U shfaq në Internet “çelësi” i parë pirat për Windows 7 – crackers u bazuan në “çelsin” zyrtar të Lenovo

Fakt: U shfaq në Internet “çelësi” i parë pirat për Windows 7 – crackers u bazuan në “çelsin” zyrtar të Lenovo

Nga Lorena Stroka

Është e çuditëshme por crackers rigoditën, kësaj rradhe arritën të tejkalonin nivelet e mbrojtjes ndaj piratisë së Microsoft, domethënë një situatë që vërehet në çdo edition të Microsoft të paktën këto 15 vitet e fundit, nga njëra anë shohim Microsoft tek përpiqet çdo herë (?) që të shmangë faktin e hidhur… dhe nga ana tjetër, tentativat që mbeten të pafrytshme! “Çelësi” në të cilin u bazuan crackers për tejkalimin e “kyçjeve” të Windows 7 është “çelsi” zyrtar që Microsoft i dha konstruktorëve edhe Lenov (ju kujtojmë se është kompania që bleu para disa vitesh departamentin e kompjuterave të IBM), një proces i cili zbatohet gjithmonë pak para edition zyrtar të OS (Sistemit Operues), me qëllim që konstruktorët e kompjuterave të disponojnë modele të reja të pro-instaluara (dhe aktivizuara me “çelësin” zyrtar) Windows 7, njëkohësisht edhe me datën e qarkullimit të tyre.

Kështu “çelsi” pirat “aktivizon” edition më të shtrenjtë e të plotë të “kornizave”, domethënë Windows 7 Ultimate, madje tejkalon dhe “çelësat” e sigurisë së Microsoft (si Windows Genuine Advantage) diçka që përkthehet në informime të plota nga faqja zyrtare e Microsoft dhe përdorim pa problem/operim “kornizash” si të ishin blerë në mënyrë të ligjshme. Gjithashtu “çelësi” pirat hap edition e 32 bit por edhe atë të 64 bit të Windows 7 Ultimate. Sigurisht që është temë kohe derisa Microsoft të “mbyllë portën” që “hapën” crackers, dhe sigurisht respektivisht, temë kohe që ta “rihapin” të dytët. Me pak fjalë e gjithë kjo histori ngjan me ndjekjen e maces dhe të miut… vështirë të rezultojë fitues!!!

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top