You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » HISTORI » FABRIKA E VDEKJES, I RRIPTE TË GJALLË!

FABRIKA E VDEKJES, I RRIPTE TË GJALLË!

Nga Lorena Stroka

Brutaliteti i paparë në kronikat historike dhe mizoria e papërshkrueshme ndaj të burgosurve në kampet e përqëndrimit nuk ishte vetëm… punë burrash, ashtu si rëndom besohet.

Në fakt, gjatë Luftës së Dytë Botërore, 5.500 naziste i shërbenin Firerit besnikërisht përmes posteve të ndryshme që kishin në ferret nazistike të asaj kohe.

Madje, disa prej tyre ishin aq të njohura për egërsinë e shfaqur, sa shpesh herë përgëzoheshin nga vetë kryesia naziste, duke krijuar në këtë mënyrë zilinë e burrave torturuesë.

Një nga bishat më të dëgjuara ishte dhe Lise Koch, e njohur ndryshe si “Magjistarja e Buchenwald”.

Të themi të drejtën, Koch nuk ishte as roje dhe as anëtare e SS, ish thjesht gruaja e ushtarakut Karl Koch, që për shumë kohë shërbente në Buchenwald. Duke përdorur pushtetin e burrit të saj, shumë shpejt u shndërrua në përbindësh si ai. Dashuria që kishte për dizajnin e brendshëm e çoi në kryerjen e krimeve të frikshme. Çdo javë shkonte në mjediset e kampeve të përqëndrimit dhe kontrollonte një më një të gjithë të burgosurit që kishin tatuazhe, kur i pëlqente ndonjë, jepte urdhër të rripej së gjalli, dhe me lëkurën e viktimës zbukuronte sende të ndryshme në shtëpi si kapele, libra etj.

Vite më vonë, i gjithë koleksioni makabër u përdor si provë kundër saj në gjyq. Gjakatësit kishin mbetur të tronditur nga mjetet torturuese dhe çnjerëzore që ajo përdorte për të kënaqur teket e saj.

Në vitin 1943, Karl Koch u ekzekutua nga Nazistët për shpërdorim detyre dhe keqmenaxhim, ndërsa bashkëshortja e tij, Lise, dhe pse shpëtoi për pak kohë, u kap më vonë nga Aleatët. Përfundimisht u vetëvra në vitin 1967./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top