You Are Here: Home » Gnomonologji » ETJA E ABSOLUTIZMIT ËSHTË NJË PASION I DYTË…

ETJA E ABSOLUTIZMIT ËSHTË NJË PASION I DYTË…

Përktheu: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

X.Giannaras

Etja e absolutizmit është një pasion i dytë. “Siç e shikon, kërkoj shumë, mbase të gjitha”, shkroi poeti. Por jo “mbase”, ne i duam të gjitha. Jeta është e shkurtër, jo kohërisht, por si cilësi dhe sasi. Është aq sa për të na zgjuar në thellësi një etje të pashuar. Çdo gjë që shijojmë në këtë jetë, nuk është gjë tjetër veçse ujë i kripur që na rrit etjen për intensitet dhe kohëzgjatje. Vetëm kjo fjalë mund të përshkruajë atë çka jemi dhe kemi provuar në jetë: “Kemi etje”. Ç’shijuam dhe ç’shijojmë na duket pak, e parëndësishme, thuajse hiç para asaj për të cilën kemi etje.

Dhe kjo etje është më pikëlluesja, dënimi më i tmerrshëm. Çastet që zemra e shuan etjen për jetë janë fare të pakta, uji rrjedhë për pak, pastaj shteron… dhe zemra rri atje e përkulur në pritje…. më e etur se çdo herë tjetër, më e pangopur, me buzë të hapura e të thara nga malli.

Për çfarë jemi të etur? Për intensitet, kohëzgjatje, shumëllojshmëri. Kemi etje të vazhdueshme për çdo gjë të re. Duam shpejtësinë e rënies, rënien e papritur, por dhe flatërimin e ngritjes. Çdo gjë e skajshme na elektrizon. Toka është e ngushtë, ndërsa jeta e prishur brenda trajtave. Mbytemi brenda robërisë së vendit, kohës dhe ndjenjave. Brenda nesh ndodhet një sipërfaqe e paanë, nevoja për vazhdimësi absolute dhe dëshira për kënaqësi të pafundme./AlbStroka.com/

I duam të gjitha, dhe kjo është dëshira më pikëlluese në jetë…

 © AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top