You Are Here: Home » Mjekësi » Estrogjenet përgjegjësohen për kancerin që prek gratë e reja

Estrogjenet përgjegjësohen për kancerin që prek gratë e reja

Nga Lorena Stroka

Sipas një ekipi shkencëtarësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, estrogjenet (hormonet femërore) mund të ushqejnë kancerin e kokës ose të qafës që shfaqet te moshat e reja, duke shpjeguar kështu arsyen se pse sëmundja në fjalë prek gjithnjë e më shumë këtë grup  të caktuar grash.

Vetë shkencëtarët referojnë se estrogjeni ndihmon në lëvizjen dhe ndarjen e qelizave parakanceroze, duke shkaktuar aktivitetin e një enzime.

Hulumtuesit që kryen teste laboratorike në Fox Chase Cancer Center konstatuan se estrogjenet shkaktojnë veprimtarinë e CYP1B1. Megjithatë veprimtaria u vu re vetëm te qelizat parakanceroze dhe jo te qelizat e shëndetshme apo tek  ato që më vonë u shndërruan në kanceroze.

Kur ekipi hulumtues bllokoi veprimtarinë e enzimës, qelizat parakanceroze lëviznin dhe ndaheshin më pak.

Dr. Margie Clapper, e cila kryesoi hulumtimin, deklaroi: “CYP1B1 do të mund të ishte një shenjë e shkëlqyer te dëmtimet parakanceroze të kokës dhe  të qafës, sepse nga ky sulm do të mund të ndalonim avancimin e dëmtimeve ose kalimin në një fazë më të përparuar”.

Kat Arney, përfaqësuese e Cancer Research U.K., deklaroi: “ky hulumtim u realizua me përdorimin e qelizave kanceroze që kultivohen në laborator, edhe pse është një konstatim goxha interesant, nevojitet kërkim i mëtejshëm për të thënë me siguri të plotë rolin që luajnë estrogjenet në kancerin e kokës dhe të qafës”.

© Ndalohet çdo ribotim i pa autorizuar.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top