You Are Here: Home » MITOLOGJI » Greke » Eskili (525 – 455 p.e.r.,)

Eskili (525 – 455 p.e.r.,)

Nga Lorena Stroka

Eskili ishte poeti më i madh tragjik i Greqisë së lashtë. Ishte arkitekt, regjisor dhe muzikant. Nga 67 vepra gjithësej arritën të shpëtojnë vetëm 7 prej tyre. Krahas talentit sigrafik, Eskili, u dallua dhe për aftësitë luftarake që tregoi kryesisht në zonën e Maratonës dhe Salaminës. U vlerësua me 13 çmime të para për veprat e tij, ndërkohë që çmimet e dyta dhe të treta ishin të panumërta. Tragjedia e lashtë Greke njohu përparim të paparë falë kontributit të Eskilit. Përveç të tjerash, ai dallohej dhe për cilësinë e lartë e të pakrahasueshme të veprave të tij, ishte poeti i cili kërkonte gjithnjë e më shumë nga vetvetja dhe nuk mjaftohej me shkrime mediokre, përkundrazi ato ishin jashtë linjës së tij tragjiko-sigrafike. Stili i tij ishte unik dhe mbizotërohej nga madhështia absolute, thellësia e prototipisë dhe imagjinata e fortë. Në moshën 70 vjeçare poeti i madh i madh Grek vdiq si pasojë e një incidenti, thuhet se një breshkë i ra mbi kokë dhe e vrau, mbetet ende një informacion i pavërtetuar. U varros në Siçili, pra, në vendin ku vdiq, si shenjë nderimi mbi varrin e tij u ngrit një monument nga vendasit, mbi të cilin skalitën disa rreshta të shkruara nga vetë Eskili, i cili deri diku e kishte parandjerë fundin e tij./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top