You Are Here: Home » Mjekësi » ERËZAT QË STIMULOJNË GJENDRAT PËSHTYMORE DHE TRESIN USHQIMET…

ERËZAT QË STIMULOJNË GJENDRAT PËSHTYMORE DHE TRESIN USHQIMET…

PIJA-E-SHENDETSHME-QE-STIMULON-GJENDRAT-PESHTYMORE-DHE-PROCESIN-E-TRETJES-ALBSTROKA-RECETA-LORENA-STROKANga Lorena Stroka

Një gotë me ujë është pija më e mirë për trupin tuaj, e cila mund të bëhet akoma më e dobishme nëse shtoni disa erëza me veti shëruese në të. Në këtë mënyrë, do të përgatisni një pije të shëndetshme, e cila do të përmirësojë procesin e tretjes dhe çhelmimin e trupit.

Kanella

Është zgjidhja më e mirë kundër viruseve. Gjithashtu, rregullon nivelet e e sheqerit në gjak dhe përshpejton procesin e djegies së yndyrave.

Shtoni një një shkop kanelle në një gotë ujë, lereni disa minuta dhe pasaj konsumojeni.

Nenexhiku

Nenexhiku është një bimë aromatike që mund të kultivohet në çdo vend. Preferoni të përdorni gjethe të freskëta nenexhiku, sepse ndihmojnë në luftimin e dhembjeve të stomakut, stimulimin e gjendrave pështymore, si dhe në tretjen e ushqimit.

Karafili

Karafili ndihmon në trajtimin e problemeve të sistemit tretës, por dhe në zhdukjen e parazitëve që gjenden në trupin e njeriut. Në një gotë me ujë shtoni 4-5 degëza të thara karafil për 5-7 minuta dhe pastaj konsumojeni./albstroka.com/

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top