You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » ËNDRRAT E LAGËSHTA… SEKSUALE

ËNDRRAT E LAGËSHTA… SEKSUALE

Nga Lorena Stroka

A mundet një ëndërr me përmbajtje seksuale të na shkaktojë orgazmë në… gjumë? Është normale apo ka të bëjë me fantazitë që kemi gjatë ditës?

Orgazmat e natës, shpesh herë referohen si… ëndrra të lagështa, dhe mund të ndodhin sa në burra po aq edhe në gra, zakonisht gjatë gjumit REM. Kjo është një dukuri normale që ndodh përgjatë gjithë jetës së njeriut.


Nuk e di në qoftë se e keni dëgjuar më parë, por Hebrenjtë e lashtë kur vërenin se dikush kishte orgazmë në gjumë, ishin të detyruar t’i bënin banjën rituale për “pastrimin” e tij.

Derdhjen e pavullnetshme të spermës e quanin “infeksion”, madje besonin se përmes saj burri ndotej.

Sigurisht nuk kishin të njëjtin mendim edhe për gratë, për arsye se në dukje ato nuk derdhin spermë, kështu nuk u dhanë rëndësi orgazmave të tyre spontane gjatë natës.

Në të shkuarën, psikiatrët mendonin se orgazmat e natës ishin çrregullime neurologjike. Sot, këto mendime nuk mbështeten më nga askush, dhe orgazmat gjatë natës konsiderohen reagim normal i trupit ndaj ëndrrave seksuale. Në disa raste ato mund të jenë vazhdimësi e përfytyrimeve ditore… Mjekët nënvizojnë se ato përbëjnë tregues të shëndetit të mirë dhe luftojnë abstinencën (mungesën) seksuale.

Orgazmat e pavullnetshme shoqërohen pothuajse gjithmonë nga ëndrrat seksuale, sidomos tek meshkujt. Kjo ndodh sepse ndrydhjet që mund të kemi zakonisht, gjatë natës zhduken tërësisht dhe imagjinata mbetet krejt e lirë. Gratë arrijnë më shpejt në orgazmë gjatë gjumit se sa kur janë zgjuar.

Me pak fjalë, orgazma gjatë gjumit është një funksion normal i trupit të njeriut që nuk zëvendëson, por plotëson shëndetin seksual./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top