You Are Here: Home » Mjekësi » “Eliksir jete” me aminoacide

“Eliksir jete” me aminoacide

Nga Lorena Stroka

Shkencëtarët Italianë zbuluan një “kokteil” aminoacidesh, që rrit deri në 12% jetëgjatësinë e kafshëve eksperimentale (minjve). Hulumtuesit shpresojnë se i njëjti “eliksir” do të mund të ndihmojë dhe njerëzit, kryesisht të moshuarit, por, dhe më rinjtë në rast nevoje…

Eksperimentet laboratorike, me këtë përzierje të tre aminoacideve tretur në ujë, rritën deri në 869 ditë (mesatarisht) jetën e kafshëve që iu nënshtruan eksperimentit, kundrejt minjve që nuk merrnin “kokteil” dhe ushqeheshin në mënyrë të zakonshme, jetëgjatësia e të cilëve nuk ishte më shumë se 774 ditë.

Mbijetesa më e gjatë u kombinua me ndryshime biologjike, që rritën energjinë e “furnizuar” në qelizat e kafshëve eksperimentale dhe reduktuan dëmtimet në to për shkak të oksidimit që shkaktojnë radikalet e lira molekulare. Minjtë që morën “kokteil” ishin më të fuqishëm dhe kishin koordinim më të mirë të muskujve.

Minjtë që iu nënshtruan eksperimentit prodhonin një numër të madh mitokondrish (organela në formë vezake) të “fabrikave” të prodhimit të energjisë brenda qelizave. Gjithashtu, shfaqën rritje aktivizimi të gjenit SIRT1, që lidhet me jetëgjatësinë, ndërsa zhvilluan akoma dhe mbrojtje më të mira ndaj radikaleve të lira, duke reduktuar kështu stresin oksidativ për zemrën dhe muskujt skeletor.

Hulumtimi i ri rrit probabailitet për krijimin e shtesave të veçanta të aminoacideve, që do të ndihmojnë njerëzit, veçanërisht ata që vuajnë nga zemra, mushkritë por edhe nga shumë sëmundje tjera./AlbStroka.com/

Shkencëtarët Italianë deklaruan se për të siguruar prova sa më bindëse, nevojitet një studim i madh klinik që duhet kryer tek njerëzit.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top