You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » ELEMINONI RRUDHAT E BALLIT (EKSKLUZIVE)

ELEMINONI RRUDHAT E BALLIT (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Good morning everyone, καλημέρα σε όλους, mirëmëngjes të gjithëve…

Balli është një nga pjesët më të ndjeshme të fytyrës. Shumë femra shfaqin rrudha në ballë ose për shkak të plakjes së lëkurës (rrudha plakjeje) ose për shkak të shprehive të tepërta të fytyrës (rrudha ekspresiviteti).

Sa më shumë rritet një femër në moshë, aq më tepër reduktohet prodhimi i kolagjenit, si  rezultat i kësaj, lëkura humbet elasticitetin e saj. Kjo humbje elasticiteti shkakton formimin e rrudhave. Në përkeqësimin e gjendjes shpesh herë ndikojnë: lëvizjet e muskujve të fytyrës, ekspozimi i ekzagjeruar në diell, duhanpirja, dehidratimi etj.

Më poshtë po ju rendis disa receta (ekskluzive) në kushte shtëpie për trajtimin e tyre:

Pini shumë ujë: Një fytyrë e mirëhidratuar ka rezistencë më të madhe ndaj rrudhave. Konsumoni rreth 8 gota ujë në mënyrë që të hidratoheni në brendësi.

Zgjidhni perime jeshile: Shtoni në menunë tuaj të përditshme zarzavate dhe peshk me bollëk. Vitaminat që ato përbajnë ndihmojnë në eleminimin e rrudhave jo vetëm të ballit, por të të gjithë fytyrës.

Përdorni vajra bimorë: Zgjidhni vaj kokosi ose ulliri. Me ndihmën e një cope pambuku aplikojeni sipër rrudhave të ballit. Këto vajra qetësojnë dhe zhdukin rrudhat e thella të lëkurës. Gjithashtu, mund të përdoren dhe si hidratues natyralë.

Banane dhe papaja: Bëni një lloj (qulli/pureje) me banane dhe papaja dhe aplikojeni sipër rrudhave për rreth 20-25 minuta.

Lëng limoni: Lëngu natyral i limonit është një tjetër përbërës i mirë për luftimin e rrudhave të ballit. Aplikojeni 4-5 herë në javë. Shumë shpejt do të konstatoni se sa efektiv është për lëkurën.

Vaj liri: Një lugë vaj liri 4 herë në ditë do t’ju ndihmojë në rigjenerimin e lëkurës së rrudhosur. Vaji i linit është i pasur me antioksidantë që luftojnë radikalet e lira.

Akull në rrudha: Po, është mëse e vërtetë fërkimi i akullit mbi sipërfaqen e rrudhave ka efekte mahnitëse. Thuajse i zhduk, veç kujdes se akulli i tepërt mund t’ju ftohë.

Lëng kastraveci: Lëngu i kastravecit është ajo që duhet për rrudhat përreth syve. Por kjo nuk do të thotë se nuk është po aq çudibërës dhe për pjesët e tjera të fytyrës. Prijeni në feta të holla dhe vendoseni mbi sipërfaqet problematike.

Xhel Alo Vera: Kjo bimë, dhe në mënyrë të veçantë lëngu i saj (xheli) që prodhohet nga ajo mund të bëjë mrekullira. Aplikojeni në zonat që doni dhe lereni ta hidratojë lëkurën në thellësi.  Xheli aloe është i njohur dhe për vetitë e tij shëruese./AlbStroka.com/

I wish you a nice day, σας εύχομαι μια υπέροχη μέρα, ju uroj një ditë të këndshme…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top