You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » ELEMINONI CELULITIN VETËM ME 2 PËRBËRËS (EKSKLUZIVE)

ELEMINONI CELULITIN VETËM ME 2 PËRBËRËS (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Celuliti është makthi i shumicës së femrave. Për luftimin e celulitit është krijuar një shkencë e tërë… kudo qarkullojnë receta premtuese me efekte zero. Ato pak kremra që bëjnë vërtet punë janë të papërballueshme për xhepin e njerëzve të zakonshëm.

Më poshtë po ju zbuloj një mënyrë shumë të thjeshtë për eleminimin e celulitit të bezdisshëm. Për përgatitjen e kremit do të nevojiten vetëm dy përbërës, uthulla e mushtit dhe vaji i ullirit.

Uthulla e mushtit lidhet me humbjen e peshës, ndërsa thuhet se rrit dhe metabolizmin. Ajo është e pasur me vitamina A, B, C dhe D, ndërkohë që përmban fosfor, magnez, hekur dhe kalcium. Uthulla e mushtit njihet si luftues kyç i celulitit, prandaj dhe e hasni si përbërës në çdo krem trupi. Nga ana tjetër, vaji i ullirit përveç vetive ushqyese që ka, e bën lëkurën shumë të butë dhe të lëmuar…

Përbërësit:

1 filxhan uthull mushti

1/3 filxhan vaj ulliri

Përgatitja:

Përzieni 3 filxhanë (në madhësi mesatare) uthull mushti me 1 filxhan (në të njëjtën madhësi) vaj ulliri. Raporti duhet të jetë gjithmonë 3 me 1. Aplikojeni në ato sipërfaqe që mendoni se janë problematike dhe bëni masazh të lehtë për rreth 10 minuta. Pastaj shplahuni me ujë të vakët. Përsëriteni 5 herë në javë (po të doni akoma dhe çdo ditë). Brenda muajit do të shikoni ndryshime të mëdha. Nuk do t’u besoni syve tuaj./AlbStroka.com/

P.S: MOS HARRONI, ushtrimi fizik dhe ushqyerja e ekuilibruar luajnë rol kryesor në eleminimin e celulitit. Në rast se hani gjithçka shihni dhe nuk lëvizni vendit, efektet e recetës së mësipërme nuk do të jenë ato që prisni. Prandaj, akoma dhe në qoftë se nuk ushtroheni, mundohuni të konsumoni sa më pak yndyrna dhe ëmbëlsira.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top