You Are Here: Home » Kuriozitete » ELEFANTI, MENOPAUZA DHE…

ELEFANTI, MENOPAUZA DHE…

Nga Lorena Stroka

Kafshët dhe insektet që ekzistojnë në botë jo rrallëherë shkaktojnë habi në mendjen e njeriut. Që nga pleshti mikroskopik deri te balena blu. Çdo kafshë apo insekt ka një tipar të veçantë që e bën të dallojë nga të tjerat. Akoma dhe nëse jeni njohës të mire të zoologjisë me siguri ka gjëra që nuk i dini.

  • Struci – Mund të vrapojë më shpejt se kali.
  • Lakuriqi i natës – Është i vetmi gjitar që mund të fluturojë.
  • Kanguri – Përdorë bishtin për ekuilibrim dhe në qoftë se e ngre nga toka… thyen turinjtë në çast…
  • Merimanga – Mesatarisht ka 50. 000 merimanga për dynym.
  • Tigri – Ka shirita jo vetëm në gunë por dhe në lëkurë.
  • Pleshti – Mund të kërcejë 200 herë në gjatësinë e tij.
  • Macja – Ka 32 muskuj në çdo vesh…
  • Elefanti – Mund të ndiejë erën e ujit deri në 3 km larg. Është një nga tre gjitarët që kanë menopauzë. Dy të tjerët janë balena dhe gruaja.
  • Koala – Ushqehet ekskluzivisht me gjethe eukalipti.
  • Goce e detit – Mund të ndryshojë gjini, në varësi se cili është më i mire për riprodhim. Mashkulli ose femra.
  • Flutura – Sytë e saj dallojnë veç ngjyrën e kuqe, të verdhë dhe jeshile.
  • Kërmilli – Në qoftë se humbë një sy, krijon një tjetër në pjesën e pasme të trupit.
  • Breshka – Gjinia e breshkës dallohet nga zhurma që bën, meshkujt ulërijnë, femrat fërshëllejnë.
  • Gjirafa – Është e vetmja kafshë pa korde vokale.
  • Ketri – Miliona pemë mbillen rastësisht nga ketri, i cili pasi varrosë farat harron t’i gjejë se ku i fshehu.
  • Balena – Mund të krijojë tingullin më të lartë se çdo kafshë tjetër.
  • Qeni – Hunda e tij është po aq unike sa dhe gjurmët e gishtave të njeriut.
  • Derri – Derrat komunikojnë me njëri tjetrin me mbi 20 zëra, në varësi të gjendjes së tyre./AlbStroka.com/

 © www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top