You Are Here: Home » Mjekësi » Ekziston kujtesa përzgjedhëse, mund të harrojmë ngjarje traumatike?

Ekziston kujtesa përzgjedhëse, mund të harrojmë ngjarje traumatike?

Nga Lorena Stroka

Studimet më të fundit vërtetojnë se kujtesa selektive (përzgjedhëse) EKZISTON!

Sipas studiuesve të gjithë njerëzit kanë aftësinë të trajnojnë trurin se çfarë të fshijë dhe çfarë të kujtojë…

ZHYTJE NË KUJTIME…

Me ndihmën e HEG, ekspertët identifikuan pjesët e trurit të vullnetarëve që aktivizoheshin kur ata mundoheshin të harronin ndonjë… kujtim…

Madje arritën të shihnin kohën e saktë kur kujtimi fshihej plotësisht nga truri i tyre. Sipas hulumtuesve, kur vullnetarët përpiqeshin gjatë që të fshinin disa kujtime, në fund ia arrinin qëllimit.

Teknika e…. kujtesës përzgjedhëse

Sipas kryesuesit të kërkimit Dr. Gerd Thomas Waldhauser: “përsosmëria e teknikës së mësipërme do të ishte shumë e dobishme për pacientët që vuajnë nga Depresioni ose Çrregullimi i Stresit Post-traumatik (ÇSPT)”.

“Dimë se ndjenjat e harruara ose të shtypura shpesh herë manifestohen (shfaqen) si reaksione (reagime) psikosomatike”, shpjegon Dr. Waldhauser.

Vullnetarët tanë u trajnuan si të harronin informacione neutrale brenda një mjedisi të kontrolluar laboratorik. Megjithatë, trajnimi për shuarjen/fshirjen e një ngjarjeje traumatike do të ishte mjaft i ndërlikuar”, thekson eksperti.

“Siç vërejtëm, sa më shpesh vullnetarët përpiqeshin të fshinin nga kujtesa një kujtim të pakëndshëm, aq më të vështirë e kishin ta sillnin në mend më vonë”, përfundon Dr. Waldhauser./AlbStroka.com/Kujtesa përzgjedhëse shumë herë është e domosdoshme… ka gjëra që duhen bërë DELETE një herë e mirë…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top