You Are Here: Home » Mjekësi » EKSPERTËT: SI TË RRISNI VOLUMIN E SPERMËS SË SHËNDETSHME

EKSPERTËT: SI TË RRISNI VOLUMIN E SPERMËS SË SHËNDETSHME

albstroka-blog-shkrime-nga-lorena-stroka-si-te-rrisni-volumin-e-spermes-se-shendetshmeNga Lorena Stroka

Problemi i pjellorisë te meshkujt nuk është i sotëm, por, i hershëm! Faktorët që kontribuojnë në krijimin e kësaj gjendjeje të sikletshme janë të shumtë si, trashëgimia, duhanpirja, alkooli, stresi, kequshqyerja etj. Përballja me këtë vështirësi, përveçse nxitë grindjet në çift, rrit dhe shpenzimet për trajtim. Mirëpo, jo në të gjitha rastet, zgjidhja e problemit gjendet te barnat, sipas ekspertëve të fushës, infertiliteti mashkullor ndonjëherë mund të trajtohet me metoda më praktike, për shembull, me ushqyerje të përzgjedhur:

Çaji i gjelbër

Hulumtuesit kanë gjetur se antioksidantët e çajit të gjelbër mund të rrisin pjellorinë mashkullore deri në 30%. Radikalet e lira që shkatërrojnë qelizat e trupit, veprojnë njësoj edhe me qelizat e spermës. Mirëpo falë katehinit më të rëndësishëm të çajit të gjelbër, pra, epigalokatehinit, cilësia dhe lëvizshmëria e spermës përmirësohet në masë të madhe.

Serenoa (Saw Palmetto)

Kjo barishte e cila përdoret më së shumti në shtesat ushqimore për shëndetin e mirë të prostatës, është vërejtur se përmirëson dukshëm sa volumin e spermës, aq dhe disfunksionin erektil (impotencën).

Hudhra

Përveçse bën mirë në sistemin kardiovaskular, ajo ka edhe shumë veti afrodiziake (mjafton që të konsumohet nga të dy partnerët). Për më tepër, ajo nxitë jetëgjatësinë e spermatozoideve, përmirëson qarkullimin e gjakut, si dhe përshpejton lëvizshmërinë  e spermës. Konsumi i dy thelpinjve në ditë është i mjaftueshëm.

Tribulus-i

Tribulus-i rritet në klimë tropikale dhe besohet se rrit natyrshëm testosteronin, trashësinë e spermës, si dhe balancon vlerat hormonale. Bëhet fjalë për një shtojcë të njohur ajuverdike me efekte mrekullibërëse.

+vitaminat dhe mineralet  e nevojshme

Ushqimet e pasura me zink, vitaminë C, selen, acide yndyrore omega-3 dhe acid folik, ndikojnë ndjeshëm në ruajtjen e shëndetit të spermës dhe rritjen e pjellorisë te meshkujt./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top