You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » EDHE DURIMI E KA NJË KUFI!

EDHE DURIMI E KA NJË KUFI!

gazeta-albstroka-lorena-stroka-gazetare-wikipedia-rrefenja-interesante-kuriozitete

Shumë herë presioni i jetës së përditshme na detyron t’u përshtatemi disa situatave që mund të mos i duam ose që jo pak herë na shkaktojnë pakënaqësi.

A duhet t’i trajtojmë ndryshe këto situata dhe të mendojmë më shumë për reagimet tona? Rrëfenja e mëposhtme me siguri do t’ju bëjë ta rimendoni:

Nëse merrni një bretkosë dhe e vendosni në një enë me ujë në zjarr, do të vëreni se ajo qëndron brenda dhe vazhdon t’i përshtatet rritjes së temperaturës… Kur uji arrin në pikën e vlimit, bretkosa dëshiron të hidhet nga tenxherja por nuk mundet, sepse ndihet shumë e dobët dhe e lodhur, për shkak të përpjekjeve që bën për t’iu përshtatur temperaturës.

Disa do të hamendësojnë se ajo që e vret bretkosën është uji i nxehtë…  Gabim, ajo që e vret bretkosën në të vërtetë, është paaftësia e saj për të vendosur se kur duhet të hidhet jashtë…

Ndaloni, pra, “përshtatjen” me situata të gabuara, marrëdhënie abuzive dhe miq parazitarë… Nëse vazhdoni t’i përshtateni “nxehtësisë”, rrezikoni të “vdisni” brenda jush!albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top