You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » E SHIKON ATË MIKEN ATJE?

E SHIKON ATË MIKEN ATJE?

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Kahlil Gibran

I thashë mikut tim: E shikon atë gruan që rri mbështetur mbi supin e atij burrit? Deri dje, kështu mbështetej mbi supin tim.

Dhe miku më tha: Dhe nesër, do të mbështetet mbi timin.

Thashë: Shikoje si rri ulur përkrah tij?! Deri dje, kështu ulej pranë meje.

Dhe ai u përgjigj: Nesër, do të ulet përkrah meje.

Thashë: E shikon sesi pi verë nga kupa e tij? Deri dje, kështu pinte nga kupa ime.

Dhe tha: Nesër, do të pijë nga e imja.

Pastaj thashë: Shiko, si e vështron me dashuri dhe me sy gjysmëmbyllur? Deri dje, ashtu vështronte dhe mua.

Dhe miku më tha: Nesër, kështu do të vështrojë dhe mua.

Thashë: Nuk e dëgjon si i pëshpërin këngë dashurie në vesh? Deri dje, të njëjtat këngë më pëshpërinte dhe mua.

Dhe miku më tha: Dhe nesër, po të njëjtat do të më pëshpërijë dhe mua.

Thashë: Ja shikoje, po e përqafon! Dje, kështu përqafonte dhe mua.

Dhe miku më tha: Nesër, kështu do të përqafojë edhe mua.

Pastaj thashë: Sa grua e çuditshme!

Dhe ai u përgjigj: Është si jeta, që e kanë të gjithë. Si vdekja, që i pushton të gjithë. Dhe si përjetësia, që i mbyllë të gjithë brenda saj./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top