You Are Here: Home » Mjekësi » E RRALLË! LINDË FOSHNJË ME DY GOJË!

E RRALLË! LINDË FOSHNJË ME DY GOJË!

linde-foshnje-me-dy-goje-lorena-stroka-gazetareNga Lorena Stroka

Duke ditur që në zhvillimin e një fetusi përfshihen procese të panumërta biologjike ndonjëherë ndodhë që disa prej tyre të mos shkojnë si duhet. Kjo është arsyeja pse gratë u nënshtrohen një serë analizave gjatë shtatzënisë, me qëllim që të jenë të gatshme për çdo të papritur të mundshme. Dhe që të lindë një fëmijë me dy gojë padyshim është diçka e pazakontë!

Gjatë një ekzaminimi fetal në tremujorin e tretë të shtatzënisë, mjekët gjetën një masë të pazakontë në anën e djathtë të gojës së fetusit.

Por ultrazëri prenatal nuk i lejoi mjekët që ta zgjidhnin atë që po shihnin. Brenda gamës së gjasave përfshiheshin prania e ndonjë kisti, dysplasia fibroze, ose teratoma, e cila mund të ndodhë kur njëri prej dy embrioneve binjakë “thith” tjetrin gjatë shtatzënisë.

Menjëherë pas lindjes së foshnjës, u bë e qartë se masa që shihej nga mjekët në tremujorin e parë të shtatzënisë ishte në të vërtetë një gojë e dytë, e pajisur me buzë, zgavër, dhëmbë dhe një gjuhë të vogël që lëvizte në sinkron me gjuhën kryesore në gojën normale të foshnjës.

Herëpashere ajo  prodhonte një tip lëngu, për të cilin ata supozojnë se ishte pështymë.

Për fat të mirë, goja e dytë nuk shkaktonte probleme me frymëmarrjen, ose aftësinë e saj për t’u ushqyer. As nuk ishte e lidhur me gojën e saj kryesore, e cila funksiononte normalisht./albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top