You Are Here: Home » Të ndryshme » E KËRKONTE… ZONJA – MIRË IA BËRI!

E KËRKONTE… ZONJA – MIRË IA BËRI!

Nga Lorena Stroka

Ju pëlqejnë filmat me metrazh të shkurtër? Mua shumë dhe e dini pse? Sepse  në mënyrë lakonike regjizori (kur është i talentuar) përcjell mesazhin e kërkuar, pa u stërzgjatuar kot së koti, siç ndodh rëndom.

Sot, ndryshe nga herët e tjera, kam dëshirë t’ju flas për filmin me metrazh të shkurtër “Pasagjeri i zi”. Bëhet fjalë për një histori mjaft interesante dhe reale… që e ndeshim pothuajse çdo ditë, sidomos ne që jetojmë jashtë atdheut tonë.

Një ditë, një grua e moshuar dhe një djalosh takohen në një tram. Përveç diferencës së moshës dhe ngjyrës së lëkurës, kanë dhe një ndryshim tjetër mes tyre…

Zonjës nuk i pushon… goja së foluri. Dërdëllin tërë kohën. Përmes monologut të saj sjell në sipërfaqe të gjitha paragjykimet ndaj emigrantëve dhe fyen shumë nga pasagjerët që e dëgjojnë, por nuk ndërhyjnë.

Deri kur… pasagjeri i zi vendos të hakmerret në një mënyrë të veçantë./AlbStroka.com/Nuk dua t’ju them se çfarë ndodh në vijim, është mjaft intersante ta ndiqni vetë…

Filmi është vlerësuar me Oscar në vitin 1994…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top