You Are Here: Home » Gnomonologji » DUKURIA E HIJES…

DUKURIA E HIJES…

albstroka-blog-lorena-stroka-biografia-perkthime-wikipediaSi e premte që është, nevojitej një dozë (sado e vogël qoftë) letërsie cilësore, si thoni ju?! Për mungesë kohe, e kisha të pamundur të shqipëroja më gjatë. Megjithatë, besoj se pjesëza e mëposhtme do t’ju ndihmojë të kuptoni pak a shumë se përse bëhet fjalë!

Shqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Hija nuk është një problem që duhet zgjidhur, apo një armik që duhet luftuar, por, një tokë pjellore që ia vlen të kultivohet…

Përplasja mes asaj që jemi dhe asaj që dëshirojmë të bëhemi, vërehet te qendra e luftës që shoqëron qenien njerëzore. Dyjësia gjendet në zemrën e përvojës së gjithkujt: Jeta dhe vdekja, e mira dhe e keqja, shpresa dhe dëshpërimi. Të gjitha këto bashkëjetojnë te secili prej nesh, duke ushtruar ndikimin e tyre në çdo aspekt të jetës sonë.

Në qoftë se jetojmë me përshtypjen se karakteri ynë ka vetëm një anë, brenda një tërësie të kufizuar veçorish njerëzore, atëherë, duhet të përpiqemi që t’i përgjigjemi pyetjes: Pse shumica e njerëzve, në ditët e sotme, nuk ndihen plotësisht të kënaqur me jetën e tyre? Përse, pavarësisht burimeve dijesore që kemi, nuk arrijmë të gjejmë forcën e guximin për të lëvizur në varësi të qëllimeve tona, përse ngurojmë të bëjmë zgjedhjet e duhura? Dhe më thelbësorja, pse vazhdojmë të veprojmë në mënyra që bien ndesh me sistemin e vlerave tona?/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top