You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » Dua të më falësh diçka…

Dua të më falësh diçka…

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Dua të më falësh diçka.
– Ç’të duash.
– Ç’të dua? Betohesh?
– Betohem.
– Është e vështirë?
– S’prish punë.
– Është e shtrenjtë?
– S’ka problem.
– Është e rrallë?
– Aq më mirë.
– Është e rrezikshme?
– Nuk kam frikë.
– Mund të digjesh nëse e kap?
– Do të bëhem ujë që të shuaj zjarrin.
– Mund të rrëshqasë nga duart e të iki?
– Do ta kap përsëri.
 – Mund të shkojë shumë larg?
– Do ta ndjek nga pas.
– Mund të humbë në qiell?
– Do bëhem zog për ta kërkuar.
– Mund të mbytet në errësirë?
– Do të pres të gdhihet.
– Mund të prishet deri atëherë?
– Do të sjell yjet të ndriçojnë më shpejt.
– Është kaq e vogël sa s’e kap dot?
– Do i kërkoj ndihmë një milingone.
– Dhe nëse është e madhe sa shtëpia?
– Do të sjell një vinç.
– Dhe nëse është sa një mal?
– Do të sjell një vinç më të madh se mali.
– Ka?
– Edhe nëse s’ka do ta ndërtoj vetë./AlbStroka.com/
 
vijon…
 
© www.AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top