You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » Dua të blej gjëra e të kaloj mire. Dua para. Mund të më japësh para?

Dua të blej gjëra e të kaloj mire. Dua para. Mund të më japësh para?

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Një herë e një kohë na ishte një pemë molle

që donte një vogëlush…

Çdo ditë vogëlushi shkonte e mblidhte gjethet e saj, i thurte kurorë dhe bënte mbretin e pyllit…

Ngjitej në trungun e saj dhe tundej nëpër degë duke ngënë mollë.

Luanin symbyllurazi…

Sa herë vogëlushi lodhej, dremitej në hijen e saj.

Vogëlushi e donte mollën shumë…

Dhe molla ishte shumë e lumtur…

Por vitet kaluan dhe vogëlushi u rritë…

Shumë herë molla mbetej vetëm.

Një ditë, djali shkoi pranë pemës dhe molla i tha: “Eja, vogëlush, eja, ngjitu në trungun tim, lëviz nëpër degë, ha mollë dhe luaj poshtë në hijen time që të jesh i lumtur”.

“Tani jam i madh që të ngjitem e të luaj”, tha djali. “Dua të blej gjëra e të kaloj mire. Dua para. Mund të më japësh para”./AlbStroka.com/

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top