You Are Here: Home » Të ndryshme » Drejtësi e padrejtë

Drejtësi e padrejtë

Nga Artan Mullaj

Ёshtё e admirueshme mёnyra se si ish ministri i kulturёs Ylli Pango pёrballet me zvetёnimin e personalitetit.  Mbas neverisё kolektive qё  nxitёn nё opinion pamjet e fshehta tё “Fiksit”, ministri tregoi se nuk e ka shkuar dёm kohёn e meditimeve psikologjike, ndёrsa ёshtё shndruar nё njё nxёnёs shembullor tё vetvetes.. Nuk ёshtё krejt rastёsi kurajoja me tё cilёn ishministri i pёrfolur i kohёve tё fundit, u pёrball me rrezikun e tejtё tё humbjes sё ekulibrit. Me modesti, me vetsiguri, me elegancё, njёherazi ishdeputeti  demokrat ka zbatuar rreptёsisht kёshillat qё rigorozisht pёr tё tjerёt, ai ka shkruar nё librat e tij: “ Si tё dalim mbi namin e keq, tё papritur!”

Kjo natyrisht ёshtё njё vlerё, e shfaqur nё formёn e njё furie karakteri aspak tё vrazhdё.. Menjёherё pra pas neverisё kolektive, Pango bёri atё qё mbase nuk do ta kish bёrё asnjё burrё i kohёs dhe i karierёs sё tij… Doli tek Blendi Fevziu tё vetmbrohet qё atё natё, me vetёdijen dhe sigurinё e çmendur tё iluzionistёve. Pastaj dha intervista,botoi edhe njё libёr plot me pasthirma energjie makthi dhe bёri me siguri edhe shumё gjёra tё tjera pёr tё kthyer nderin nё vend, derisa fitoi madje,si i shkelur rёndё nё privatёsinё e tij,  edhe njё proçess gjyqёsor, kundёr Top Chanel.

Kaq kohё i vetёm kundёr shumatores sё pamёshirshme tё opinioneve brenda dhe jashtё, me ndihmёn e gjykatёs, ishministri ka vёnё nёn kёmbё njё sfidё tё pёrbindshme, ndaj vetes sё tij. Cilёn sfidё? Kontrollin e hekurt qё ai ka mbi ndёrgjegjien e tij, vetёdijen. Vullneti i pazakontё pёr ti rezistuar skandalit, e vёrteton mё sё miri kёtё gjё.

Nё tё vёrtetё ai nuk ёshtё mё aq i vetёm dhe aq i shpёrfillur sa atёhere kur edhe kryeministri e shkarkoi nё vend nga posti i lartё. Madje edhe Sali Berisha ёshtё kthyer me sa duket nё barikadat e miqёsisё sё vjetёr me tё, ndёrsa, pas shuplakёs sё detyruar, i ka dhёnё pёrsёri njё dorё mёshire ish ministrit tё kulturёs nё kabinetin e tij, duke e bёrё drejtor tё njё drejtorie tё re.. Dhe padyshim qё ka edhe tё tjerё mes adhuruesve tё rringritjes sё Pangos, qё supozojnё tek kjo rringritje, betejёn cfilitёse tё njё njeriu me instiktet e tij.. Sepse ashtu si vetё Ylli Pango, duket se disa e kanё kuptuar qё ishministri i kulturёs, mё herёt  se nё kurthin e “Fiksit”, kish rёnё nё kurthin e hormoneve seksuale, tё cilat, si çdo mashkull, nuk mund ti kish nёn kontroll.. E thёnё ndryshe, disa njerёz, mes tyre kryeministri, por edhe gjykatёsi Bendo, falё thjeshtёsisё terorizuese qё kanё nё nuhatjen e ngjarjeve tё tilla, i kanё rёnё nё tё se Pangoja e ka  rastёsisht kaq tё lartё nivelin e adrenalinёs, sa vёshtirё tё quhet fajtor.

A mund tё quhet fajtor njeriu qё nuk mund tё ketё nёn kontroll rebelimin e instikteve tё tij, epshin seksual dhe joshjen, qё janё tarshёgimia shekullore e origjinёs sё thellё? A mund tё quhet fajtor demi i egёr spanjoll qё sulmon me çdo çmim pelerinёn e kuqe?

Por seriozisht, fitorja spektakolare e Pangos nё seancёn e      Agim Bendos, nuk ёshtё vetёm njё sukses i brishtё njeriu qё me tё drejtё nxiton tё rringrihet. Pёr disa, nё tё njёjtёn kohё, ёshtё njё skandal mё i madh se i pari dhe njё fitore e zezё!  Pёr tё kuptuar se pёrse kjo ёshtё njё fitore e zezё si fustanellat e trupit gjykues, le tё analizojmё simbolikёn e ngjarjes ku njё gjykatёs ndёshkon njё emision ivestigativ,si ёshtё “Fiks Fare”.   (Ndёrsa ky emision ёshtё kthyer nё njё institucion ndershmёrie sepse ёshtё i vetmi qё lufton me sukses e me ndershmёri korrupsionin nё vend dhe nё vizion pёrputhet me atё tё drejtёsisё, qё shumё shpesh mungon tek ne, gjykimi  personal i Bendos ngjan me njё vendijm mes dilemave)…

Njё burrё,qё i ka hipur gjaku nё kokё, i shkrirё nё dёshirёn e tij pёr tё shtrydhur potencialin e vet mashkullor, ndёrsa ёshtё i papёrmbajtur nё fshirjen e pengesave qё e ndajnё nga lakuriqёsia rrёqethёse e njё trupi femёror, (mbёrtheçkave), ёshtё pёr gjykatёsin njё krijesё qё nuk mund tё ndёshkohet, veç me mёshirё. Nёse nuk ka asnjё arsye tjetёr, Bendo ka filozofinё e tij tё lirisё.. Njeriu nuk mund tё shkojё kundёr natyrёs sё vet, pёr sa kohё nuk rrezikon lirinё e tё tjerёve. Nё kёtё rast, ministri i joshur, viktimё e orekseve tё tij seksuale, nuk ka ushtruar dhunё mbi vizitoren, pra nuk ka ndikuar mbi lirinё e saj pёr tё marrё njё vendim.

Gjykatёsi deri kёtu ka tё drejtё. Sjellja e kёtij burri nuk ёshtё mёkat, e ca mё pak krim! Tё kesh qejf gratё dhe tё rrish pas fustaneve tё tyre, ёshtё diçka e dobishme si fantazia e fashionistёve. Mёkat, penalitet, gabim, teprim, pёrkundrazi, ёshtё tё hedhёsh dritё mbi privatёsinё e tё tjerёve. Edhe kёtu gjykatёsi Bendo ka tё drejtё. Llogjika ndjek pas arsyetimin e tij. Publikimi i oreksit apo  sjelljes seksuale ёshtё njё ndёshkim i hidhur edhe pёr njё njeri tё zakonshёm.  Aq mё shumё qё,ndёrsa  paditёsi ka qёnё njё pushtetar publik, ndёrkohё qё asgjё nuk dihet, sepse ёshtё e ndaluar tё dihet, si janё hormonet dhe joshjet trupore pёr analogji tё  pushtetarёve tё tjerё, tё rrangut tё tij, burra dhe gra.

Nё kёtё aventurё publiciteti, lavdia e Bendos ka marrё pёrpjetё, ndёrsa ai ka marё imazhin e Pilatit romak tё kohёs sё Krishtit, tё cilit i duhej tё merte njё vendim qiellor. Tё kryqёzonte mbretin e shpallur nё Jerusalem, apo ta linte tё lirё.

Por gjykatёsi Bendo njёlloj, me siguri ka gdhirё disa orё nate mes dilemave.Tё ndёshkonte mёkatin e pafajshёm tё ministrit, apo tё gjobiste viktimёn fajtore.  Pyetja nё trurin e gjykatёsit duhet tё ketё qёnё  ngritur si njё kurth dinjiteti pёr tё: ёshtё apo nuk ёshtё fajtore vajza me mbёrtheçka, nё shtёpinё e tij… Pasi morri vendimin, (ku shpalli fajtore gazetaren dhe  “Fiksin” ), gjykatёsi Agim Bendo nuk mund tё mos ketё patur vrasje profesionale tё ndёrgjegjies. A ishte i drejtё ky vendim? Kjo ndjeshmёri e vonuar e Bendos ka erdhur ndoshta  jo aq pёr penalizimin e TCH, pёrmes njё guximi tё tepruar, sa pёr njё shkallёzim tё ri tё tё kuptuarit tё gjёrave nё mёndjen e tij.. Sepse, megjithё kёnaqёsinё instiktive qё mund ti ketё dhёnё ndёshkimi  me gjobё e njё pushteti konkurent, siç ёshtё media, gjykatёsi nuk mund tё mos ketё bёrё krahasime dhe pyetje tё trishta nё llogaritё e tij. Sa shumё janё vajzat e reja tё papuna qё shpresojnё tё arrijnё provokimin e vёmendjes sё qeveritarёve tё rrangut tё Pangos, pёr tё filluar jetёn e tyre me njё sprint dashamirёs, siç mund tё jetё bujaria e njё ministri?.. Ç’do tё ndodhte sikur tё gjitha kёtyre tju kёrkohej tё paraqiteshin nёpёr sallonet e vilave lluksoze tё ministrave pa mbёrtheçkat bezdisёse, pёr tё kёrkuar punё? A do tё ishte dakord gjykatёsi, qё njё vajzё nga soji i tij tё ishte nё pozicionin e asaj gazetares qё ishministri desh ta shikonte goxha lakuriq, pёr ta marrё nё panairet e ёndrave?

Dhe sё fundi, nёse nuk ka qёnё diçka si pendimi i munguar i Pangos, vrasja profesionale e ndёrgjegjies sё gjykatёsit, mund tё ketё patur edhe nje arsye  tjetёr, mbeshtetjen e padrejte te kolegeve.  Ndёrsa merrte njё vendim kundёr drejtёsisё, nё emёr tё drejtёsisё, tё cilёn me gjasa ai pёrfaqёson, a ka pasur ai njё nivel tё tillё ndjeshmёrie sa tё durojё edhe vrasjen kolektive tё ndёrgjegjies sё gjykatesve tё tjerё nё mbёshtetje tё tij, gjykatёsve shqiptarё, qё jo rrallё se kanё pёr gjё edhe shumё prej tyre tё shkelin atё gjё pёr tё cilёn paguhen dhe duhet me çdo kusht ti shёrbejnё, drejtёsinё?

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top