You Are Here: Home » Gnomonologji » Do të shkatërrohesh?

Do të shkatërrohesh?

Nga Lorena Stroka

A e ke dëgjuar ndonjëherë historinë e dramaturgut Francez Henri Lavedan? Lavedan, ishte një ateist i betuar. Thuhej se nuk linte rast t’i kalonte pa ironizuar besimin e krishterë. Papritur, në vitin 1914, publiku i gjerë pati mundësinë të përballej me një deklaratë sharruese të tij:

“Tallja besimin dhe mendoja se isha i mençur. Por nuk isha veç një mashtrues i zakonshëtm që përqeshja sa veten po aq edhe ju që më lexonit dhe besonit. Tani dua t’ju deklaroj se ato që shkruaja ishin gënjeshtra dhe fantazi të sëmura. Ai që lë zotin, shkon në shkatërrim. Nuk e di se kur do të vdes. Por para se të ndodh kjo, dua të më dëgjoni të gjithë, nuk dua të vdes ateist. Le të gëzohet pra shpirti im sepse tani mund të gjunjëzohem e të them me të madhe: Besoj, besoj, besoj!”.

Shumë interesant është gjithashtu dhe fundi i “Patriarkut të tradhëtisë”, (Volterit). Një sëmundje e rëndë e kishte mbërthyer në shtrat. Mes ankthit që ndjente kërkoi t’i sillnin një prift dhe rrëfyes, pasi më parë mori pas të gjitha shpifjet e bëra ndaj Kishës. Kërkoi gjithashtu nga miqtë e tij që të luteshin për shpëtimin e shpirtit të tij mëkatar.

Por Zoti i plotfuqishëm vendosi që të mos ta merrte pranë tij, kështu, pra, shumë shpejt Volteri iu rikthye zakonit të vjetër (shpifjeve, sharjeve, ironizimeve), derisa sëmundja “i trokiti” sërish, kësaj rradhe më kërcënuese.

Kërkoi sërish priftin, por miqtë e tij të pabesë nuk ia plotësuan dëshirën, përkundrazi, i injoruan të gjitha përgjërimet e tij.

Atëherë, i dëshpëruar, nisi të fliste me veten, në mënyrë të frikshme.

–          “Më kapin – bërtiti – më tërheqin. Më zvarrisin para Fronit të Zotit. Djalli përpiqet të më frikësojë. Ja Ferri… Më fshihni, më fshihni…”

Atëherë, miqtë e tij ikën dhe e braktisën. Çuditërisht, në çastin e fundit erdhi prifti, edhe pse ishte shumë vonë. Volteri nuk ishte në gjendje të bënte më asgjë. Kështu, brenda atij ankthi tmerrues “Patriarku i tradhëtisë” la frymën e fundit krejt i vetëm. Infermierja që kujdesej për atë, qysh nga ai çast kur duhej të shkonte te ndonjë pacient tjetër, më parë pyeste nëse ishte BESIMTAR APO ATEIST.

“Pashë fundin e Volterit, thoshte, dhe nuk dua të shikoj më vdekje ateisti.

Këto janë rezultatet e shpalljes së Zotit.

Prandaj, kujdes! Mendjelehtësia apo arroganca në temën e besimit paguhet shumë shtrenjtë…

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top