You Are Here: Home » Mjekësi » DO MBYTESH MOJ E URUAR!

DO MBYTESH MOJ E URUAR!

Nga Lorena Stroka

Në këshillat e dietologëve ndaj klientëve të mbipeshë nuk pëmendet vetëm kujdesi që duhet të tregojnë në ushqyerjen e përditshme, por dhe ndryshimi rrënjësor i mënyrës së jetesës së tyre, përfshirë këtu dhe aktivitetin fizik.

Shumë njerëz e zbatojnë këtë duke përdorur një shumëllojshmëri pajisjesh palestre që tregojnë se sa kalori “djegin” gjatë stërvitjes.

Amerikanët kishin idenë që të mbishkruanin në produkte jo vetëm përmbajtjen e kalorive, por dhe se sa kohë duhet të stërvitet njeri për të “djegur” këto kalori. Rezultatet ishin impresionuese! Më të shumtit, i kthyen shpinën ushqimeve që kërkonin shumë stërvitje dhe preferuan ato më të lehtat./AlbStroka.com/

Herë tjetër, para se të provoni ndonjë gjellë të pasur me kalori të shumta, luani të njëjtën lojë me mendjen tuaj. Besomëni, nuk keni për të humbur!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top