You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » DJEGIA E LIBRAVE NGA NAZISTËT, GJENOCIDI MË I MADH KULTUROR!

DJEGIA E LIBRAVE NGA NAZISTËT, GJENOCIDI MË I MADH KULTUROR!

libra-GAZETA-ALBSTROKA-LORENA-STROKA-GAZETARENga Lorena Stroka

Tetëdhjetë e tetë vjet më parë, nazistët ndërmorrën një vendim jashtëzakonisht tronditës në lidhje me edukimin dhe ardhmërinë e brezave. Vendosën të shkrumbonin gjithçka që hamendësuan se nuk i përkiste ideologjisë vendase. Kështu një mbremje pranverore, qindra-mijëra libra letërsie, filozofie dhe shkencore të shkruar nga hebrenj, të majtë, ose thjesht disidentë u dogjën pamëshirësisht.

Kjo ishte vetëm një prelud. “Aty ku një person djeg libra, në fund mund të djegë edhe njerëz”, shkroi në mënyrë profetike poeti Heinrich Heine, njëqind vjet para se të bëhej realitet nën regjimin nazist. Djegia e librave nga nazistët më 10 maj 1933, pak pasi Hitleri erdhi në pushtet, ishte thjesht një paralajmërues i persekutimit dramatik të qindra shkrimtarëve, disa prej të cilëve u internuan dhe shumë të tjerë humbën jetën. Përgatitja e djegies së librave u bë nga Ministria e Propagandës së Gjermanisë Naziste, nën drejtimin e Joseph Goebbels në bashkëpunim me dy sindikata studentësh.

“Shteti është pushtuar, universitetet ende jo”. Me këtë frazë, nacional-socialistët në pranverën e vitit 1933 filluan betejën kundër botës shpirtërore. Interesant ishte fakti që shumica e përkrahësve të gatshëm vinin nga fusha e universitetit, dhe jo vetëm!

Djegia masive e librit u bë natën e 10 majit 1933, në Bebelplatz e sotëm. Më shumë se 20,000 libra u dogjën. Më shumë se 5,000 studentë morën pjesë në shkatërrimin e veprave, ndërsa dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën për të parë “spektaklin”. “Epoka e mendimit ekstrem hebre ka marrë fund”, tha Goebbels atë natë, duke i nxitur studentët të digjnin sa më shumë libra, si dhe të rivendosnin shpirtin e vërtetë gjerman!

Por kjo natë e trishtë në Berlin nuk ishte e vetmja. Në javët para dhe pas 10 majit, djegie të ngjashme librash u shënuan edhe në shumë qytete të tjera gjermane, kryesisht në qytete me universitete. Rasti i Freiburg ishte tipik, ku rektori i atëhershëm i universitetit, filozofi kryesor gjerman Martin Heidegger, jo vetëm që nuk kundërshtoi, por mori dhe pjesë në akte të ngjashme./albstroka.com

Nëse kjo nuk është gjenocid kulturor, atëherë më thoni çfarë tjetër është?!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top