You Are Here: Home » Të ndryshme » DITA NDËRKOMBËTARE PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE

DITA NDËRKOMBËTARE PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE

Nga Lorena Stroka

Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës, që tashmë përbën tekstin më të pranueshëm për të drejtat e njeriut në mbarë botën, u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e OHE  më 20 nëntor 1989. E kishin ratifikuar të gjitha vendet e botës, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Somalisë. 54 nenet e saj mbulojnë të gjitha të drejtat e fëmijëve në katër fusha:

  • Të Drejta në Mbijetesë
  • Të Drejta në Zhvillim
  • Të Drejta në Mbrojtje
  • Të Drejta në Pjesëmarrje

Pavarësisht nga shkrimet ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve, miliona fëmijë vazhdojnë të vuajnë nga varfëria

dhe mungesa e edukimit bazë shkollor. Qindra, mijëra fëmijë vuajnë pasojat tragjike të konfliktit  dhe kaosit ekonomik. Dhjetëra të tjerë gjymtohen në luftëra, mbeten jetimë ose vdesin nga virusi i AIDS-it dhe sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse. Shifrat trondisin./AlbStroka/

© www. AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top