You Are Here: Home » Kuriozitete » Dikur, para se t’i bënte njerëzit sapun ishte… artist

Dikur, para se t’i bënte njerëzit sapun ishte… artist

Nga Lorena Stroka

Para se të fillonte luftën në botë, Adolf Hitleri ishte (t’i bëjmë pak qejfin) një artist i ardhshëm, edhe pse i dështuar. Dashuria e madhe për artet dhe veçanërisht për pikturën, e bënë që t’i drejtohej Akademisë së Arteve të Bukura të Vjenës (1907 – 1908), nga ku u refuzua dy herë për shkak “paaftësie në pikturë”. Mirëpo, si një personalitet dinamik që nuk dorëzohej lehtë, vendosi të ndiqte rrugë të tjera artistike, duke zgjedhur këtë herë… arkitekturën. Problemi ishe se i mungonin kredencialet e nevojshme akademike për t’u regjistruar në një fakultet të tillë… Dikur, Hitler shkroi në ditarin e tij: “Doja të merresha me pikturë, por nuk ia dola dot mbanë. Arkitektura ishte (gjithashtu) një ëndërr që mbeti e parealizuar, pasi më parë duhej të kisha ndjekur disa kurse arkitektonike. Kjo e fundit kërkonte që të kishe nota të mira në shkollë, gjë që unë s’i kisha. Plotësimi i ëndrrave të mia artistike tashmë duket i pamundur…”

Disa nga mostrat e hershme në pikturë, tregojnë anën tjetër të Hitlerit, atë të ndjeshmen me peizazhe shumëngjyrëshe dhe portete të shumëllojshme pothuajse në të gjitha zgjedhjet e tij. Ky, pra, ishte angazhimi i Hitlerit para se të përsoste artin e bërjes së sapunit me mish njeriu…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top