You Are Here: Home » Mjekësi » Depresioni fshihet pas dhembjes së qafës

Depresioni fshihet pas dhembjes së qafës

dhembje-qafe-albstroka-lorena-strokaNga Lorena Stroka

Shkencëtarët Gjermanë zbuluan se shkaqet e dhembjes së qafës nuk janë vetëm natyrore. Gjendja e rënduar shpirtërore, depresioni dhe stresi lidhen ngushtë me dhembjet e shpeshta të qafës. Sipas Dr. Martin Scherer “kur njerëzit që vuajnë nga dhembjet e qafës kërkojnë mjekim për të pasur efekte të mira, është e rëndësishme të merren parasysh faktorët psiko-socialë, dhe të përfshihen në terapi strategjike.”

Grupi kërkimor i Universitetit të Gottingen-it, studioi 448 pacientë që shfaqën së paku një herë dhembje qafe, 56% e të cilëve raportoi dhembje qafe ditën e plotësimit të pyetësorit, ndërsa 26% vitin e shkuar kishin dhembje të vazhdueshme të qafës. Në bazë të përgjigjeve të tyre në pyetësor, u vërejt se 20% e vullnetarëve kishin prirje depresive, ndërsa 28% shenja të dukshme ankthi.

Sipas studiuesëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, personat me tendenca depresive ose stresi kishin mundësi më të mëdha që të shfaqnin dhembje qafe. Kërkuesit deklarojnë se shkalla e dhembjes lidhet me gjendjen e vështirë shpirtërore, domethënë sa më i lartë është niveli i dhembjes, kaq më e rënduar është gjendja e tyre shpirtërore dhe psikologjike./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top