You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » DEODORANT ANTI-DJERSË NË KUSHTE SHTËPIE (EKSKLUZIVE)

DEODORANT ANTI-DJERSË NË KUSHTE SHTËPIE (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Nuk ka gjë më të neveritshme sesa era e keqe e djersës (pse ka dhe erë të mirë djerse do më thoni?!). E kam hequr vetë në kurriz… unë që thoni ju miq dhe mikesha, gjatë kohës që jetoja në Shqipëri, përjetoja një mini-vdekje të përditshme… Ç’dua të them me këtë? Ngaqë s’kishim makinë private në familje, detyrohesha të shkoja në shkollë me furgon (e shoqëruar nga im atë si gjithmonë), në të cilin hipnin të larë e të palarë. Gjatë muajve të dimrit, shtyhej disi gjendja, por në pranverë ishte tmerr i vërtetë. Derisa më në fund, i thashë tim eti: “ose më ço me taksi, ose do ta lë shkollën”, (s’e kisha me tërë mend, por ishte e vetmja mënyrë që të shkonte e imja). Eh, vitin tjetër shkoja me taksi, e kish kuptuar dhe ai vetë që nuk shtyhej më ajo punë…

Sot, po ju postoj për herë të parë një recetë (ekskluzive) për përgatitjen e një deodorant të ngurtë anti-djersë, në kushte shtëpie. Është kaq i mirë, sa kur ta provoni, nuk do doni ta hiqni nga çanta juaj. Është i përshtatshëm sa për femra, po aq dhe për meshkuj:

Përbërësit

1/4 filxhan pluhur sheqeri

1/4 filxhan sodë buke

5-6 lugë çaj vaj luledielli, vaj kokosi ose vaj balsami

4 kapsula vitamine E

1 majë luge pluhur vanilje

Përgatitja

Në një pjatë, përzieni me njëra tjetrën pluhurin e sheqerit, sodën e bukës dhe vaniljen. Në vazhdim, shtoni vitaminën E dhe vajin që keni zgjedhur. Pastaj, me duar të pastra, bashkojini mirë me njëra tjetrën, bëni një tip brumi. Në fund, hidheni përbërjen në një vazo të sterilizuar, ngjyrë të errët dhe ruajeni në derën e frigoriferit./AlbStroka.com/

Pas pak sërish bashkë…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top