You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » DASHNORIT TIM…

DASHNORIT TIM…

Shqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

M.TH. Vathi

Ishte një natë tjetër, nga ato të papriturat, krejt të fshehta, ku mendja pushon së menduari, logjika i lë vendin pasionit dhe zemra rrit të rrahurat e saj. Trupi i djersitur pikon nga epshi për puthjen tjetër. Nuk do t’ia dish për të nesërmen, fshin atë që quhet pastaj.

E ardhmja duket sikur s’ka kupim. Zakonisht kur mendojmë për të ardhmen, harrojmë të jetojmë çastin… E ardhmja është ajo që vret çastin.

Më puth…

Nuk dua të dëgjoj asgjë tjetër përveç frymëmarrjes sate tek më përshkon qafën…

Tani hesht…

Nuk dua të di kush je, apo çfarë bën…

Më intereson vetëm kjo natë…

Një prej netëve tona të shumta e të fshehta…

Dashnor errësire në një peizazh të pazbutur ndjenjash…

Frymëmarrje të fsheta mbremjeve verore…

Më dëgjon?

Je “TI” dhe nuk ke emër…

dhe unë, jam “UNË”…

Dy të huaj dhe kaq të njohur…

Natën e mire…/AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top