You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » DASHNORI I GRUAS SIME, (I)

DASHNORI I GRUAS SIME, (I)

Shqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Umberto Eco

– “Gjithçka mori fund, gjithçka mori fund”, tha me dënesje

Po, kjo ishte më e trishtueshmja: që gjithçka mbaroi, madje dhe mes dy burrave. Sa më e vlefshme ishte miqësia e Filipit nga dashuria e tradhtares Suzanë? Tashmë gjithçka kishte marrë fund: lojrat me letra deri në darkë vonë, bashkëbisedimet miqësore të dy burrave që aq mirë ia çonin me njëri-tjetrin, gostitë e shtruara, shakatë, shëtitjet…

Gerandoja rrëfeu dhembjen dhe hidhërimin e tij të sinqertë për fundin e miqësisë…

– “Ti, e kërkove”, tha Filipi, duke vazhduar të qante, “tani nuk bëjmë dot më asgjë”.

– “Pse?”, tha Gerandoja, “nga ne varet”.

Filipi i hodhi një vështrim që e ngurtësoi të tërin…

– “Nuk mendon se të gjithë do të qeshnin me mua?”, i tha, “jo, jo nuk bëhet kjo gjë”.

Dhe filloi të qante përsëri..

– “Do shihemi fshehurazi”, tha Gerandoja, “do takohemi në vende të mënjanuara, ku nuk na njeh njeri. Kam një shtëpizë…”

– “Pusho”, tha plaku.

– “Jo, Filip”, tha butësisht Gerandoja, “duhe të kuptosh dhe të ndjesh dëshirën time të sinqertë për të korrigjuar gabimin e bërë”.

Vijoi ta ngushëllonte..

– “Dyshoj se edhe mua më ka tradhtuar…”

Flilipi lëshoi një rënkim të thellë zemre… Pse vallë? Se i erdhi keq për shokun, apo nga dhembja  e tradhtisë së re?

Askush nuk e mësoi kurë….

Thjesht tha:

– “Do ta përzë nga shtëpia”.

– “Faleminderit”, mërmëriti Gerandoja.

– “Ose më mire”, vijoi Filipi, “do ta vras”.

– “Po jo”, tha Gerandoja, “pse ta vrasësh?”

– “Mirë”, tha tjetri, “nuk do ta vras”.

Pasi ish qetësuar pak, i tha:

– “Tani, duhet të të rrëfej diçka që do të bëjë të qeshësh me të madhe. Kur të thashë: Je dashnori i gruas sime…”

– “Po?”/AlbStroka.com/

vijon…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top