You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » DASHNORI ANONIM

DASHNORI ANONIM

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Shkruante letra dashurie dhe i hidhte në rrugë. Pa nënshkrim, pa datë, pa emër marrësi. Përmes të cilave të ftonte të shkoje e ta gjeje, zemra e tij rrihte për ty, për ty hapte sytë në mëngjes, për ty i mbyllte sërish në darkë, për ty i shkruante dhe i flakte në errësirë…

E kishte zakon t’i fillonte dhe mbyllte me vargje të tilla: “Merr letër pa shpirt/dhe trup pa gjak”, apo të tjera që  s’i kishim dëgjuar më parë: “Erosi këputë gjunjë/dhe mendje rrudhë/ unë që i kam të dyja/pse ende s’po marrë fund?”.

Kurrë nuk e morëm vesh se kush ishte. Bënim veç supozime, që ndonjëherë janë më keq se injoranca. Sot është ky, nesër ai, pasnesër rrezikon të jesh ti apo unë. Kushdo që të ishte, e paloste letrën në katërsh, dhe e linte që ta merrte era, ta çonte ku të donte. E gjeje në vendet më të çuditshme. Në rrugë qëndrore e periferike, nën tavolina kafenesh, nën stola, nën këmbët e tua, shpesh herë akoma më larg, të ngecur në ndonjë lis, ferrë, ose midis drurëve të prerë për dimrin që afronte, akoma dhe mbi varre… Shumë letra lageshin nga shiu e vesa. Pashmangshmërisht u dilte boja, shkronjat ngjanin me flokë dëbore, por me një ndryshim, kishin ngjyrë blu./AlbStroka.com/

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top