You Are Here: Home » Të ndryshme » Personalitete » Dante Alighieri, poeti që bëri epokë me veprën madhështore DIVINA

Dante Alighieri, poeti që bëri epokë me veprën madhështore DIVINA

Nga Lorena Stroka

Shumë njerëz e njohin shkurt me emrin Dante, ndërsa emri i tij i plotë eshte Dante Alighieri. Muaji i vërtetë se kur ka lindur nuk dihet me saktësi, flitet se mund të ketë qenë maj ose qershor (1265). Dantja rridhte nga nje familje e pasur Romake, gjë që i jepte mundësinë të shtjellonte pa problem talentin e të shkruarit.

Dantja jetonte me familjen e vet në Firencë të Italisë. Ne moshën 10 vjeç mbeti jetim nga e ëma… Pas vdekjes së saj, i ati u rimartua me Lapa di Chiarissimo Cialuffi, pasardhëse e një familjeje shumë të pasur, me të cilen bëri dy fëmijë, Françeskon dhe Tanën. Në kohën kur Dantja ishte vetëm 12 vjeç, pra në vitin 1277 prindërit e tij dhe të Xhema di Maneto Donatit,  kishin bërë një lloj marrëveshjeje midis tyre, që kur të rriteshin të martoheshin me njëri tjetrin. Pra, deri diku ishte një tip mblesërie e atyre kohërave, ku prindërit vendosnin për të ardhmen e të bijve. Mirëpo zemra e Dantes rrihte për një vajzë tjetër, të cilën e quanin Beatrice Portinari ose shkurt (Bice). Vite me vonë pas martesës së tij me Xhemën, Dantja u ritakua me bajzën e endrrave, Beatrice.

Kishte ardhur koha që Dantja ta shikonte seriozisht çështjen e të shkruarit, thuhej se pjesën me të madhe të veprave të tij ia kushtonte Beatrices, ndërsa bashkëshortes nuk i kishte shkruar asnjë varg. Dantja ishte ati i shumë fëmijëve, numri i saktë nuk dihet, siç ndodhe dhe me shumë figura të tjera të shquara, dhe në rastin e Dantes nuk ishin të paktë ata që deklaruan se ishin pasardhës të tij. Megjithatë, si fëmijë biologjikë të tij njiheshin: Jakopo, Pietro, Xhiovani, Gabriela dhe Antonia. Antonia vendosi te bëhej murgeshë me emrin moter Beatrice. Studiuesit e veprës së Alighierit gjithmonë kanë dashur të gërmonin të shkuarën e poetit të madh romak lidhur me shkollimin e tij. Mirëpo të dhënat nuk kanë qenë asnjëherë të mjaftueshme. Sipas disa burimeve të pakonfirmuara, Alighieri, merrte leksione private në shtëpi, gjithashtu kishte studiuar poezi Tuskane, pranë Shkollës Siçiliane që ishte gjerësisht e njohur në Tuscany. Fakt, që vjen të vërtetojë adhurimin e Dantes ndaj Virgjilit, të cilin e konsideronte mësues. Alighieri krahs të tjerave, kishte pasion të madh për letërsine dhe shkencën në përgjithësi.

Alighieri ishte poeti që iu përkushtua dashurisë dhe ndjenjave të sinqerta, ishte njeriu që guxoi të shkruante poezi dhe soneta në ato kohëra kur shkrime të atilla ishin fare të rralla. Dashuria me shikim të parë e Alighierit për bukuroshen Beatrice, thuajse që në moshë fëminore, me kalimin e kohës u shnderrua ne një dashuri të jashtëzakonshme, brenda së cilës mbizotëronin ndjenja dhe pasione të pajetuara më parë… Dashuria e Alighierit per Beatrice mbeti një zjarr i pashuar, një ëndërr e prerë përgjysmë… Fati nuk i la ta jetonin të lirë dashurinë e tyre, në vitin 1290 Beatrice ndërroi jetë. Hidherimi i Alighierit ishte i papershkrueshem, disa thonë se vdekjen e sajnuk arriti ta tejkalonte kurrë, gjithmonë e kujtonte si një nga periudhat më të vështira të jetës së tij. Pas një sërë peripecish personale Alighieri vdiq më 13 shtator 1321. Për Italianet ishte dhe vazhdon të jetë një nga figurat më të shquara, në shenje nderimi dhe respekti ndaj tij janë ndërtuar monumente të ndryshme, një prej tyre ndodhet në qytetin e Firencës. Disa nga veprat më të njohura te Alighierit janë:

1. La divina Commedia

2. De vulgari eloquentia (1303-1304)

3. De monarchia (1313-1318)

4. Vita nuova (1576)

. . . Tu lascerai ogne cosa diletta “. . . You shall leave everything you love most:
più caramente; e questo è quello strale this is the arrow that the bow of exile
che l’arco de lo essilio pria saetta. shoots first. You are to know the bitter taste
Tu proverai sì come sa di sale of others’ bread, how salty it is, and know
lo pane altrui, e come è duro calle how hard a path it is for one who goes
lo scendere e ‘l salir per l’altrui scale . . . ascending and descending others’ stairs . . .”
Se mai continga che ‘l poema sacro If it ever come to pass that the sacred poem
al quale ha posto mano e cielo e terra, to which both heaven and earth have set their hand
sì che m’ha fatto per molti anni macro, so as to have made me lean for many years
vinca la crudeltà che fuor mi serra should overcome the cruelty that bars me
del bello ovile ov’io dormi’ agnello, from the fair sheepfold where I slept as a lamb,
nimico ai lupi che li danno guerra; an enemy to the wolves that make war on it,
con altra voce omai, con altro vello with another voice now and other fleece
ritornerò poeta, e in sul fonte I shall return a poet and at the font
del mio battesmo prenderò ‘l cappello . . . of my baptism take the laurel crown

Poezia e mesiperme e perkthyer e Dante Alighierit eshte shkeputur nga Wikipedia

 

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top