You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » Ç’nuk bëra për ty!

Ç’nuk bëra për ty!

Ç’nuk bëra për ty!

© Lorena Stroka
Ç’nuk bëra për ty e dashur,
veten ndryshova tërësisht,
nënzë ndoshta dhe ti qeshje
     (ja thoje me vete)
sa poshtë po bie për mua ai!
S’e kish fajin mosha, e dashur,
që u shndërrova në tjetër njeri,
se zemra sa do vite të kalojnë
po aq e re mbetet përsëri.
Ishe ti ajo që më bëri
t’u jepja ndjenjave fluturim,
të mos skuqesha para syve kurreshtarë,
të mos ndieja ndonjëherë pendim.
 

* Botuar në librin: KUDO DHE ASKUND

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top