You Are Here: Home » Mjekësi » Ç’LIDHJE MUND TË KETË ASPIRINA ME BATERINË E MAKINËS?

Ç’LIDHJE MUND TË KETË ASPIRINA ME BATERINË E MAKINËS?

albstroka-blog-kura-bukurie-me-aspirine-lorena_stroka_biografia_shkrimeNga Lorena Stroka

Aspirina është një analgjezik që mund të përdoret rregullisht. Për shkak të komplekseve kimike që ajo përmban, është efikase jo vetëm për qetësimin nga dhimbjet e kokës, por, dhe për shumë gjëra të tjera, të cilat mund të mos i keni dëgjuar më parë.

Lufton zbokthin

Aspirina përmban acid salcinik, një subastancë e dobishme kimike, e cila ka veprim hidratant dhe mund të kontribuojnë në përmirësimin e lëkurës së kokës nga zbokthi. Brenda shampos hidhni 3 aspirina në formë pluhuri, pastaj tundeni fort. Në vazhdim, para se të shëplaheni, bëni me këtë përzierje rreth 2-3 minuta masazh në kokë me majat e gishtrinjëve.

Pastron/ripërtërin lëkurën në thellësi

Acidi salcilik hidraton lëkurën si dhe largon çdo papastërti të mbledhur në të, duke filluar nga yndyra deri tek qelizat e vdekura, duke e kthyer kështu në luftuesin më të fuqishëm të akneve dhe psoriazës. Përdorimi i aspirinës është vërejtur se përveç të tjerave, hap poret e bllokuara, redukton enjtjet, lezionet e lëkurës si dhe largon skuqjen e padëshiruar. Një një filxhan përzieni mirë së bashku 5 aspirina (pluhur), 1 lugë gjelle ujë të distiluar dhe 1 lugë gjelle mjaltë. Pasi të keni formuar masën e dëshiruar aplikojeni në fytyrë, kryesisht në zonat problematike për rreth 10 minuta. Në fund, shpëlahuni me ujë të ftohtë.

Eleminon njollat e djersës

Ndonjëherë njollat e verdha të djersës në veshje, kryesisht te pjesa e sqetullave janë tepër të vështira për t’u eleminuar me një larje të thjeshtë. Në këtë rast vjen aspirina për t’ju zgjidhur punë. Në një filxhan përzieni së bashku 5-6 aspirina të thërmuara dhe pak ujë derisa të krijohet një tip paste. Në vazhdim, aplikojeni në njolla, lëreni disa munuta të veprojë dhe pastaj futeni në makinën larëse.

“Karikon” baterinë së makinës

Kur bateria e makinës ju lë në mesin e askundit, larg çdo ndihme, e vetmja zgjidhje (megjithëse e përkohshme) mbetet përdorimi i aspirinës. Hapni baterinë e makinës dhe hidhni brenda saj një aspirinë të tretur: acidi salcilik do të reagojë me acidin sulfurik, gjë që do të mundësojë ndezjen e makinës derisa të gjeni pikën më të afërt të karburantit./albstroka.com/Ata që e kanë provuar thonë se funksionon!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top