You Are Here: Home » Mjekësi » CILI FRUT VEROR ËSHTË CILËSUAR SI “VIAGRA E NATYRËS” DHE PSE?

CILI FRUT VEROR ËSHTË CILËSUAR SI “VIAGRA E NATYRËS” DHE PSE?

lorena-stroka-gazetare-wikipedia-seksologji-facebook-gazeta-albstrokaNga Lorena Stroka

Në qoftë se do të duhej të zgjidhnim “mbretin e frutave” verore, jo vetëm për ngjyrën apo shijen e veçantë që ka, por, dhe për dobishmërinë që ofron në përmirësimin e shëndetit seksual të meshkujve, ai do të ishte patjetër… shalqiu!

Përveç ëmbëlsisë dhe freskisë që ka, tani meshkujt kanë edhe një arsye tjetër, më të fortë, për ta konsumuar rregullisht…

Sipas një hulumtimi të kryer në Universitetin e Foggia-s, u gjet se lëngu i shalqiut ofron përfitime të mëdha, kryesisht tek meshkujt që vuajnë nga keqfunksioni i ngrerjes. Në mënyrë të veçantë, shalqiu përmban substancën e quajtur citrulline, një amino acid, që përmirëson ndjeshëm qarkullimin e gjakut drejt organit gjenital.

Thelbësisht, ka të njëjtin efekt me viagrën, veçse, pa mbartur rrezikun e efekteve anësore.

92% e shalqiut përbëhet nga uji, është një burim i mirë i vitaminës C, si dhe ka vetëm 71 kalori për çdo thelë. Hulumtuesit shqyrtuan efektete e citrulline-s (në formën e shtojcave) tek meshkujt që kishin probleme me ngrerjen. U dhanë 1.5 gr citrulline në 10 litra ujë, për një muaj rresht, si dhe një ilaç palcebo për një muaj tjetër…

Aty u vërejtë se nga 24 meshkuj në total, 12 prej atyre që merrnin citrulline, shfaqën më pak probleme seksuale, si dhe vetëm me 2 prej atyre që përdornin placebo ndodhi e njëjta gjë.

Siç e kuptoni dhe vetë, vlerat e shalqiut janë mëse të dobishme, sidomos për personat me probleme të shumëfishta shëndetësore që nuk u lejohet të përdorin viagra. Tashmë zgjidhja është fare e lehtë, 1-2 gota lëng shalqiu në ditë, kanë për borxh t’ju shndërrojnë në TURBO!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top