You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » CILI ËSHTË NDRYSHIMI MES MILLENIALS, GENERATION X DHE BABY BOOMERS?

CILI ËSHTË NDRYSHIMI MES MILLENIALS, GENERATION X DHE BABY BOOMERS?

lorena-stroka-gazetare-shkrimtare-rubrika-seksologji-gazeta-albstroka-artikujNga Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Nga shumëkush janë karakterizuar si “millenials”, dalë nga fjala “millenium” që do të thotë mijëvjeçar. “Millenials” quhen të gjithë ata që kanë lindur në vitet 80-90-të, dhe që kur arritën në moshën e veprimtarisë seksuale, bota sapo kishte hyrë në mijëvjeçarin e dytë, ose siç njihet ndryshe në “00s”.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i San Diego-s mbi identitetin seksual të të rinjve në dekadat e shkuara dhe të tanishme, u vërejt se “millenials” kanë më pak partnerë erotikë në krahasim me ata që kishin lindur në vitet 50-të (Generation X) dhe 60-të (Baby Boomers).

Më konkretisht, personat që sot janë rreth të 30-ve kanë mesatarisht rreth 8 partnerë seksualë, ndërsa ata që sot janë 50 apo 60 vjeç (kur ishin 30 vjeç) kishin 11 partnerë erotikë, domethënë 3 më shumë.

Udhëheqësja e kërkimit Jean M. Twenge argumenton se këto ndryshime vërehen kryesisht për shkak të karakteristikave të ndryshme të çdo brezi, fakt që tregon se njerëzit po zhvillojnë sjelljet e tyre seksuale në një moshë më të re.

Atëherë mbizotëronte ideja se “mulliri i mirë i bluante të gjitha”, pra, në ato kohëra nuk lihej asnjë rast pa u shfrytëzuar.

Gjithashtu, studiuesit shtuan se marrëdhëniet seksuale paramartesore, por, dhe pjekuria shoqërore në lidhje me pranimin e lidhjeve homoseksuale, i kanë bërë të rinjtë të zgjedhin me vullnet të lirë atë që u pëlqen dhe jo atë që “duhet”, apo shihet si e pranueshme gjerësisht./albstroka.com/

Në kërkim morën pjesë 33.000 vullnetarë nga SHBA, nga viti 1972-2012!

Mirë u lexofshim në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top