CILI ËSHTË KUFIRI MES TOSKËRISHTES DHE GEGËRISHTES?
Toskë ose toskërisht është njëri nga dy dialektet e gjuhës shqipe, që flitet në jug të Shqipërisë, në një pjesë të vogël të Maqedonisë, në Greqi dhe në Italinë jugore nga arbëreshët. Kufiri në mes të gegërishtes dhe toskërishtes është Lumi Shkumbin që përshkon Shqipërinë e Mesme nga lindja në perëndim. Toskërishtja në vetvete ka 3 nëndialekte, si toskërishtja veriore, labërishtja dhe çamërishtja.
Standard | Toskësisht | Gegërisht |
---|---|---|
Shqipëri | Shqipëri | Shqypni |
një | një | nji / njâ |
nëntë | nëntë | nândë |
është | është | âsht / â |
bëj | bëj | bâj |
emër | emër | êmën |
pjekuri | pjekuri | pjekuni |
gjendje | gjëndje | gjêndje |
zog | zok | zog |
mbret | mbret | mret |
për të punuar | për të punuar | me punue |
rërë | rërë | rânë |
qenë | qënë | kjênë / kânë |
nënë | nënë | nanë |
dëllinjë | enjë | bërshê |
baltë | llum | bâltë |
cimbidh | mashë | danë |
( ˆ ) shënon zanoret hundore, të cilat janë tipar i gegërishtes.wikipedia