You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » ËMBËLSUESI I SHKRETËTIRËS QË PËRSHPEJTON HUMBJEN E KILOGRAMËVE TË TEPËRT

ËMBËLSUESI I SHKRETËTIRËS QË PËRSHPEJTON HUMBJEN E KILOGRAMËVE TË TEPËRT

cili-embelsues-pershpejton-humbjen-e-peshes-albstroka-reviste-lorena-stroka-gazetare© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Shija e këtij nektari është diçka e ngjashme me mjaltin dhe karamelet, dhe njihet si ëmbëlsuesi më i mirë universalisht.

Agave blu është një bimë që rritet në shkretëtirat e Meksikës, është po e njëjta prej së cilës prodhohet tekila e famshme Meksikane.

Shurupi ngjyrë blu i Agavit është një herë e gjysmë më i ëmbël se mjalti dhe sheqeri i përpunuar.

Ka shije të mrekullueshme, për këtë arsye në restorantet më në zë të Anglis zë vendin e e parë.

Ka indeks (tregues) të ulët glycemik (GL 30) dhe është shumë i dobishëm në dietat e diabetikëve, por dhe personave të tjerë që dëshirojnë të humbin peshë.

Përmban inulinë (fibër bimore prebiotike), e cila ndihmon në funksionin e mirë të zorrëve, mirëmbajtjen dhe rivendosjen e florës. Gjithashtu, kontribuon në asimilimin e kalciumit nga trupi, rritjen e sistemit vetëmbrojtës dhe lëvizjen peristaltike të zorrës së trashë.

Përmban sasi të konsiderueshme kalciumi (170 mg në 1 lugë gjelle), hekuri, magnezi dhe kaliumi.

Përdorimi

Shurupi ngjyrë blu i Agavit mund të përdoret thuajse në çdo recetë ëmbësirash, por dhe si ëmbëlsues në pije të ndryshme, në çajra, smoothies etj. Pra, në vend që të përdorni sheqer ose mjaltë, shtoni Agave./albstroka.com/

*Agave mund të përdoret gjithashtu dhe në sallatra si salcë (bashkë me përbërës të tjerë). E gjeni në dyqanet që shesin produkte biologjike.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top