You Are Here: Home » Mjekësi » CILAT USHQIME PËRMBAJNË SUBSTANCËN QË FAVORIZON ZHVILLIMIN E KANCERIT?

CILAT USHQIME PËRMBAJNË SUBSTANCËN QË FAVORIZON ZHVILLIMIN E KANCERIT?

LORENA_STROKA_GAZETARE_BIOGRAFIA_WIKIPEDIA_SHKRIMTARE_GAZETA_ALBSTROKANga Lorena Stroka

Sipas një kërkimi të kohëve të fundit, asparagina, një substancë e pranishme në shumë ushqime (mishi i shpendëve, prodhimet e detit etj.,), duket se favorizon zhvillimin  e kancerit të gjirit.

Shkencëtarët vërejtën se kufizimi i sasisë së asparaginës në organizmin e kafshëve (minjve) me kancer gjiri të tipit trefish-negativ, reduktoi përhapjen e tumoreve në pjesë të tjera të tjera të trupit, domethënë metastazat.

Sipas hulumtimit të botuar në revistën shkencore Nature, reduktimi i marrjes së asparaginës nga pacientët me kancer, mund të ul dukshëm gjasat për metastazë, përtej gjinjve.

Asparagina, si aminoacid, përbën gur themeli për prodhimin e proteinave qelizore. Për ata që nuk e dinë asparagina është një substancë që e prodhon vetë trupi, ndërkohë që sasia e saj mund të rritet nëpërmjet ushqyerjes. Shmangia totale e saj është e pamundur, pasi përfshihet thuajse në pjesën më të madhe të ushqimeve që konsumojmë…

Ushqime të pasura me asparaginë janë asparagusi, produktet e qumështit, mishi i viçit, vezët, peshqit, patatet, bishtajoret, frutat e thata, soja, drithërat etj, ndërsa ato me më pak, janë pjesa më e madhe  e frutave dhe perimeve.

Nëse studimet e ardhshme konfirmojnë gjetjet e mësipërme, atëherë hapet rruga për një strategji të re terapeutike, që do të bazohet në kufizimin e asparaginës në organizmin e pacientëve, paralelisht me terapi të tjera.

Kanceri i gjirit, i tipit trefish-negativ, duke qenë se zhvillohet dhe përhapet më shpejt se çdo lloj tjetër kanceri, për fat të keq nuk shërohet nga asnjë terapi ekzistuese. Një pjesë e qelizave të kancerit mund të bëjë metastaza në mushkëri, tru, eshtra dhe mëlçi.

Shumica  e pacientëve nuk vdesin si pasojë e tumorit fillestar në gji, por nga metastazat e mëvonshme.

Studimi tregon se shfaqja e sintetazës së asparaginës, një enzime që përdorin qelizat për të prodhuar aminoacidin asparagine, rrit përhapjen e mëvonshme të tumorit.

Nga ana tjetër, metastaza, ‘frenohet’ në masë të madhe nëse reduktohet sintetaza e asparaginës, kufizohet konsumi i ushqimeve me asparaginë, ose aplikohet kemioterapia me medikamentin L-Asparaginazë, që përdoret për trajtimin e leucemisë limfobastike akute, dhe që i cili në të ardhmen mund të shfrytëzohet gjithashtu kundër kancerit të gjirit./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top