You Are Here: Home » Mjekësi » CILAT USHQIME PËRMBAJNË MË SHUMË HEKUR SESA MISHI?

CILAT USHQIME PËRMBAJNË MË SHUMË HEKUR SESA MISHI?

albstroka-blog-lorena-stroka-wikipedia-biografia-shkrime-cilat-ushqime-permbajne-me-shume-hekur-se-mishiNga Lorena Stroka

Hekuri është një prej përbërësve më të domosdoshëm ushqimor që njeriu duhet të marrë përditë përmes produkteve që konsumon. Ai siguron energji të pakufishme fizike e mendore. Pak a shumë, të gjitha produktet ushqimore përmbajnë hekur, por, natyrisht jo në të njëjtën masë. Përveç mishit, ka disa ushqime të tjera, të cilat e përmbajnë në sasi shumë më të madhe dhe në gjendje më “të pastër”. Në mënyrë të veçantë:

Thjerrëzat

Një filxhan thjerrëzash të gatuara përmban 6,59 mg hekur. Në krahasim me produktet e tjera, thjerrëzat mund të shoqërohen me gjellëra të shumëllojshme, ose të konsumohen si sallatë shtesë.

Farat e susamit

Një filxhan çaj i mbushur me fara susami përmban 20,8 mg hekur. Në vend që të konsumoni ushqime shtesë për marrjen e hekurit të domosdoshëm, thjesht shtoni mbi gjellërat tuaja një grusht farash susami. Në këtë mënyrë përveçse do të konsumoni më pak ushqime të yndyrshme, do të ndiheni më energjikë e më të shëndetshëm njëkohësisht.

Fasulet

Fasulet janë ndër ushqimet që mund të gatuhen në mënyra të ndryshme, pa u bërë të mërzitshme. Një filxhan çaj fasule përmban 4 mg hekur, asnjë lloj yndyre dhe 40 gr proteina. Aspak keq, apo jo?!

Spinaqi

Një filxhan çaj spinaq i gatuar përmban 6,4 mg hekur. Është tepër i shijshëm dhe mund të kombinohet me ushqime të ndryshme./albstroka.com/

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top