You Are Here: Home » Mjekësi » GATIM » CILAT USHQIME NUK DUHEN NGROHUR NË FURRËN ME MIKROVALË DHE PSE?

CILAT USHQIME NUK DUHEN NGROHUR NË FURRËN ME MIKROVALË DHE PSE?

ushqimet-qe-nuk-duhet-te-ngrohim-ne-furren-me-mikrovale-albstroka-blog-receta-keshilla-lorena-stroka-gazetareNga Lorena Stroka

Mungesa e kohës së lirë, për shkak të angazhimeve të tepërta, si: puna, të çuarit e fëmijëve në shkollë, të shkuarit në supermarket etj., etj, ushtron një trysni të paimagjinueshme në përditshmërinë tonë, duke ngushtuar në këtë mënyrë hapësirën tonë për… perfeksion në të vepruar.

Si pasojë e kësaj, mundohemi që brenda një kohe relativisht të shkurtër t’i përballojmë të gjitha… Zakonisht, gabimet më të mëdha i bëjmë në kuzhinë… Furra me mikrovalë është një nga pajisjet që përdorim më shpesh për gjënë më të vogël… Mirëpo, a është gjithmonë e nevojshme kjo? Ka ushqime që nuk duhen ngrohur kurrë në të, nëse po, cilat janë ato?

1. Qunështi i gjirit: Ngrohja qumështit të gjirit në furrë me mikrovalë përgjegjësohet për zhvillimin e bakterieve të rrezikshme për foshnjat.

2. Frutate ngrira: Gjatë procesit të shkrirjes shkatërrohen vitaminat dhe enzimat e domosdoshme për trupin.

3. Brokoli: Është vërejtur se 97% e antioksidantëve të gjetur në brokol shkatërrohen në furrën me mikrovalë.

4. Mishi ngrirë: Furra shkatërron vitaminën B-12 të mishit si dhe favorizon rritjen e baktereve të rrezikshme.

5. Çdo lloj produkti i mbështjellë me material plastik: Ngrohja shkakton lirimin e substancave kancerogjene që absorbohen nga ushqimi, rrjedhimisht shfaqjen e kancerit./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top