You Are Here: Home » Mjekësi » CILAT PRODUKTE PËRSHPEJTOJNË PROCESIN E SHËRIMIT TË PLAGËVE/PRERJEVE?

CILAT PRODUKTE PËRSHPEJTOJNË PROCESIN E SHËRIMIT TË PLAGËVE/PRERJEVE?

produktet-qe-pershpejtojne=sherimin-e-plageve-albstroka-blog-facebook-lorena-stroka-shkrimtare-gazetare-poete-perkthyese-shqiptareNga Lorena Stroka

Incidente të vogla ndodhin përditë, brenda dhe jashtë shtëpisë. Për rastet më serioze, drejtohemi në spital, ndërsa për të tjerat, më të lehta, gjejmë zgjidhje te farmacia e natyrës.

Plagët e shkaktuara nga rrëzimet apo prerjet me thikë mund të trajtohen në mënyrë efikase përmes përdorimit të disa produkteve natyrale.

Mjalti

Mjalti ka veti antibakteriale dhe veprim shërues. Dy pika mjaltë mbi një prerje apo plagë të vogël mjaftojnë për shrimin e shpejtë të saj. Në këndvështrimin historik, egjiptianët ishin të parët që zbuluan vetitë mbyllëse të tij, 2000 vjet para lindjes së krishtit.

Vaji i pemës së çajit

Vepron kundër bakterieve si dhe ndihmon në parandalimin e infeksionit të plagës. Përdoret gjerësisht në produkte të ndryshme antiseptike për trajtimin e pjesës më të madhe të plagëve.

Vaji i livandos

Përveç aromës unike, vaji i livandos ka veti të veçanta për mbrojtjen nga infeksionet. Në të njëjtën kohë, zbutë dhimbjet dhe skuqjet e lëkurës së dëmtuar.

Kamomili

Përdoret tradicionalisht për djegiet, shenjat mavi dhe hemorroidet. Gjithashtu, është mjafti i dobishëm për shërimin e plagëve. Më konkretisht, falë flavonideve që përmban, është vërejtur se përshpejton ndjeshëm procesin e mbylljes së plagëve/prerjeve./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top